.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookE gjeneruar kjo pamje nga afër e uraganit Melissa

E gjeneruar kjo pamje nga afër e uraganit Melissa

Një video që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon syrin e uraganit Melissa, një uragan i kategorisë 5 që shkatërroi Xhamaikën.

Uragani Melissa është stuhia më e fortë e vitit 2025 që është formuar në Oqeanin Atlantik, duke goditur Xhamajkën në Karaibe në fund të tetorit me erëra që arrinin 300 kilometra në orë, duke e klasifikuar atë si një uragan të Kategorisë 5, niveli më i lartë.

Megjithatë, video e mësipërme nuk tregon syrin e tij. 

Me anë të motorit të kërkimit Google Lens, Faktoje gjeti se ajo u postua fillimisht më 26 tetor 2025, nga “Earth Impacts”, një faqe në TikTok që ndan pamje të rreme të ngjarjeve natyrore, siç janë uraganet, të krijuara me ndihmën e programeve të inteligjencës artificiale (AI). 

Në përshkrim, llogaria sqaron se pamjet nuk janë të vërteta, por një simulim i uraganit i gjeneruar nga AI.

Video reale të uraganit Melissa janë filmuar nga perspektiva të shumta dhe janë botuar nga “Hurricane Hunters“, një ekuipazh i Rezervës së Forcave Ajrore Amerikane nga Skuadroni i 53-të i Zbulimit të Motit. Pilotët fluturuan mbi stuhinë për të mbledhur të dhëna për Qendrën Kombëtare të Uraganeve, shërbimin e uraganeve të Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA), agjencia amerikane që menaxhon oqeanet, atmosferën dhe klimën.

Pamje reale të uraganit Melissa

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img