E gjeneruar kjo foto e gjigandëve që jetonin dikur

21

Pretendimi: Kjo është një foto autentike që tregon një njeri gjigand

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

——————————————————————-

Një imazh që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, i përngjason një fotografie të vjetër, dhe tregon një burrë shumë të madh në mes të një turme njerëzish me madhësi normale. Imazhi prezantohet si të ishte një foto e vërtetë.

Me anë të motorit të kërkimit të imazheve Google Lens, Faktoje zbuloi se imazhi i mësipërm është postuar për herë të parë në internet, në komunitetin online në Reddit r/midjourney.

R/midjourney është një faqe në internet përkushtuar programit të inteligjencës artificiale Midjourney dhe imazheve të prodhuar me anë të tij.

Pra, imazhi i mësipërm nuk është një foto e vërtetë, por një prodhim i programit kompjuterik të inteligjencës artificiale Midjourney.

Për të parandaluar që përmbajtje të tilla të keqinterpretohen, është e rëndësishme që çdo video, foto ose material tjetër i gjeneruar ose i manipuluar me inteligjencë artificiale të shënohet si i tillë. Kjo do të ndihmojë në informimin e audiencës dhe në mbrojtjen e tyre nga dezinformimi. Facebook i detyron përdoruesit të etiketojnë imazhet dhe videot e gjeneruara me AI si të tilla.

“Faktoje” ka verifikuar dhe më parë imazhe të gjeneruar me AI që janë marrë për të vërteta në rrjete sociale.