.

.

BallinaFaktometerE PavërtetëDy të pavërtetat e Veliajt në takimet elektorale

Dy të pavërtetat e Veliajt në takimet elektorale

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë një takimi elektoral në njësinë 7 deklaroi se 100 vende në botë nuk kanë bërë asnjë vaksinë. Po atë ditë ai deklaroi se janë vaksinuar 300 mijë gjyshër dhe gjyshe në Shqipëri. Faktoje verifikoi këto dy deklarata duke ju referuar burimeve dhe statistikave rezultojnë të pavërteta dhe dezinformuese për publikun.


Më 16 prill, gjatë një takimi elektoral në njësinë 7 në Tiranë, Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se 100 vende në botë nuk kanë bërë asnje vaksinë.

“100 vende nuk kanë bërë ende vaksinë, janë vende më të mëdhenj se ne, janë vende ndoshta më të vjetra se ne, janë vende më të pasura se ne.” -u shpreh Veliaj.

Po atë ditë, gjatë takimit me banorët e njësisë 7, ai deklaroi se janë vaksinuar 300 mijë gjyshër dhe gjyshe dhe po të njëjtën deklaratë e përseriti më 19 prill 2021.

“300 mijë gjyshër dhe gjyshe që janë vaksinuar mund të dalin”-tha Veliaj në dy takimet e elektorale.

Faktoje vendosi të verifikojë këto dy deklarata.

Për të verifikuar deklaratën e zotit Veliaj se 100 vende të botës nuk kanë bërë asnjë vaksinë, Faktoje mori si referencë statistikat përditësuar në nivel botëror nga “The  New York Times” . Në këtë faqe ku pasqyrohen të gjitha vendet e globit, jepen shifrat e ecurisë së vaksinimit dhe numri i administruar i dozave për çdo shtet.

                                 Ndjekja e Vaksinimeve të Koronavirusit në të gjithë Botën

Nga vëzhgimi i të dhënave rezulton se në të gjithë botën janë aplikuar më shumë se 905 milion vaksina. I njëjti burim liston shtetet me të dhënat për vaksinimin, mes të cilave edhe Shqipëria. Ndryshe nga vendet e Europës dhe më gjerë, Shqipëria ka të pasqyryar numrin e dozave të administruara të vaksinës anti-covid, që deri në datë 19 prill rezulton 332 905 ose 12 doza për çdo 100 persona. Për Shqipërinë nuk rezultojnë të dhëna se sa janë vaksinuar plotësisht, me të dy dozat dhe sa pjesërisht.

                               Tabela e vendeve të botës me të dhënat për vaksinat anti-covid

                   Tabela e vendeve të botës me të dhënat për vaksinat anti-covid

                       Tabela e vendeve të botës me të dhënat për vaksinat anti-covid

                         Tabela e vendeve të botës me të dhënat për vaksinat anti-covid

                      Tabela e vendeve të botës me të dhënat për vaksinat anti-covid

Nga vëzhgimi i këtyre të dhënave nuk rezulton të ketë shtete që nuk e kanë nisur vaksinimin, qoftë edhe ato vendet e botës së tretë, ndaj deklarata e zotit Veliaj për 100 shtetet që nuk e kanë nisur vaksinimin rezulton e pavërtetë.

Duke iu referuar deklaratës tjetër të Kryebashkiakut Veliaj në takimet elektorale për vaksinimin e 300 mijë gjyshërve dhe gjysheve, Faktoje bëri një ballafaqim me shifrat zyrtare që jep ministria e Shëndetësisë sipas kategorive që i janë nënshtruar këtij procesi.

Numri i vaksinimeve publikohet çdo ditë në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë. Që prej fillimit të procesit qeveria raporton të jenë injektuar në total 333,330 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilëve rreth 250 mijë vaksinime për persona mbi 60 vjeç. Megjithatë nuk jepet zyrtarisht se sa prej tyre janë vaksinuar plotësisht dhe sa kanë marrë vetëm dozën e parë.

Deri më tani qeveria raporton se janë injektuar 333,330 doza sipas këtyre kategorive (pothuasje aq sa ç’raporton NYT) : Bluzat e bardha, të moshuarit mbi 80 vjeç, personat 60 vjeç, mësuesit, gazetarët e terrenit dhe operatoret turistikë. Përfundimi i vaksinimit me të dyja dozat është njoftur vetëm për bluzat e bardha.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu më 14 prill me anë të një videoje në rrjetin e saj Facebook tha:

“Me lajmin e mirë se, më shumë se 200,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga covid19, ju uroj një ditë të mbarë”.

Nga ky verifikimi rezulton se edhe deklarata e zotit Veliaj për vaksinimin 300 mijë gjysheve dhe gjyshërve rezulton e pavërtetë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img