.

.

BallinaPertejDy ministri shkelin urdhërin e KQZ për kontrata PPP në periudhë zgjedhore

Dy ministri shkelin urdhërin e KQZ për kontrata PPP në periudhë zgjedhore

Sipas një urdhëri të KQZ dhjetorin e vitit të kaluar, qeverisë i ndalohet dhënia e kontratave koncensionare që nuk janë njoftuar paraprakisht, 4 muaj para zgjedhjeve. Nga një verifikim i Faktoje, rezulton se ky urdhër është shkelur nga Ministria e Infrasrukturës dhe ajo e Financave me dy kontrata të tilla, përkatësisht në janar dhe mars 2021, për zonën e Spitallës dhe Portin e Vlorës.

Nga data 25 Dhjetor 2020 deri në ditën e zgjedhjeve, 25 prill 2021, qeverisë iu ndalua dhënia e kontratave publike të koncesionit, për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të nisur, apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor.

Ky njoftim u bë publik nga KQZ në 24/12/2020 

 

Njoftimi publik për ndalimin e koncesioneve gjatë përidhës zgjedhore

 

A iu bind qeveria urdhërit të KQZ?

Në buxhetin e vitit 2021 janë parashikuar të financohen 217 miliardë lekë, ose 1,7 miliardë euro për kontrata të reja me PPP. Nga kjo shumë, 178 miliardë lekë do të shkojnë për financimin e rrugës Milot-Fier, rreth 13 miliardë për Aeroportin e ri të Vlorës dhe 20 miliardë lekë të tjera për infrastrukturën e bazës së të dhënave dhe mbikëqyrjes së qendrave të kontrollit të mjeteve rrugore.

Pjesë nga raporti I publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave

 

Lista e mësipërme, e publikuar nga Ministria e Financave është bërë përpara nisjes së fushatës zgjedhore çka e bën tërësisht ligjore. Pyetja që shtrohet është : a janë këto PPP-të e vetme të shpallura për vitin 2021?

Nga një kërkim i “Faktoje” në faqen zyrtare të kësaj ministrie na rezulton edhe një koncesion  tjetër i shpalluar për vitin 2021 gjatë përiudhës zgjedhore. Në datën­­­15.03.2021 në këtë faqe është bërë publike shpallja e kontratës me objekt  ‘Ndërtimi, zhvillimi, mirëmbajtja dhe operimi i Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik, në Spitallë, Durrës me kohëzgjatje 99 (nëntëdhjetë e nëntë) vjet.

Pjesë nga njoftimi i kontratës së bërë publike në faqen e Ministrisë së Financave

 

Vlera e kërkuar e Sigurimit të Ofertës të bërë publike është 15,000,000 Lekë (pesëmbëdhjetë milion lekë).

Në datën 6/01/2021 Ministria e Transportit dhe Energjisë  shpalli tenderin për dhënien me Koncesion/PPP për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Portit Turistik në Qytetin e Vlorës (Marina Vlorë). Sipas dokumentit të bërë publik po në këtë datë porti ‘Marina Vlorë’ parashikohet të ndërtohet në qytetin e Vlorës dhe konkretisht në portin aktual të këtij qyteti. Afati i ekzekutimit të kontratës është 35 vjet. Vlera e investimit të projektit përllogaritet rreth 22.8 milionë euro pa TVSH.

Pjesë nga dokumenti i tenderit të bërë publik për portin e Vlorës

Zona në të cilën do të ndërtohet porti “Marina Vlorë”

Ndryshe nga ajo se çfarë KQZ ka urdhëruar, dhënia e koncesioneve ka vazhduar nga ana e dy institucioneve më të rëndësishme siç është ministria e Transportit dhe ajo e Financave.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img