.

.

BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëDuma: 800 kwh në muaj i korrespondojnë një fature prej 7600 lekësh

Duma: 800 kwh në muaj i korrespondojnë një fature prej 7600 lekësh

Në një reagim ndaj paralajmërimit të qeverisë për shtrenjtimin e energjisë mbi fashën 800 kilovat, deputetja e PD Grida Duma kishte një pasaktësi. Shuma prej 7600 lekë që ajo i referohet si faturim për përdormin e 800 kilovatëve, nuk përmban vlerën e TVSH.

Esmeralda Topi

 Qeveria lajmëroi rritjen e çmimit të energjisë elektrike për abonentët familjarë që konsumojnë mbi 800 kwh në muaj, si pjesë e planit të masave për energjinë elektrike në kohë krize. Menjëherë pas prezantimit të këtij plani, deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, përmes një statusi në rrjetet sociale shkruante:

“Nëse shpenzoni më shumë se 7600 lekë në muaj energji, fatura shtesë do të jetë 4.4 herë më e lartë!”.

“Të gjithë ata që normalisht në dimër shpenzojnë më shumë se 800 kw energji, që i korrespondon një fature prej 7600 lekësh në muaj, do ta paguajnë energjinë shtesë shumë më shtrenjtë.” Ky është vendimi i qeverisë, e cila pretendon që kjo prek vetëm 3 % të qytetarëve. – shkruante në rrjetin social Facebook deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, pasi qeveria shpalli planin e masave për të përballuar krizën energjitike.

Profili në Facebook i deputetes Grida Duma, 8 shtator 2022

 

Postimi i deputetes demokrate ka marrë vëmendje të madhe në rrjetin social Facebook, shoqëruar me qindra klikime dhe dhjetra komente ku njerëzit ndajnë shqetësimin mbi rritjen e çmimit të energjisë.

Por nga verifikimi që bëri Faktoje rezulton se konsumi prej 800 kwh energji i korrespodon një fature prej 9120 lekësh, dhe jo 7600 lekë, pasi në fund të saj llogaritet edhe 20% i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

800 kwh x 9.5 lekë = 7600 lekë

TVSH 20% = 1520 lekë

Totali = 9120 lekë

 

Për ta konkretizur rastin, Faktoje iu referua një fature të energjisë për muajin qershor të këtij viti, ku një familje ka konsumuar 800 kwh dhe në fund ka paguar 9220 lekë; 7600 lekë + 1520 lekë (TVSH)+ 100 lekë (tarifë e shërbimit për përdorimin e aparateve) = 9120 lekë në total .

 

Nisur nga verifikimi i kryer dhe informacioni i grumbulluar vendosëm që deklaratën e deputetes Grida Duma në Facebook ta kategorizojmë gjysmë të vërtetë, pasi nuk specifikon që fatura 7600 lekë nuk ka të llogaritur 20 % e TVSH-së.

 

 

 

Esmeralda Topi
Esmeralda Topi
Redaktore Esmeralda Topi është gazetare pranë qendrës Faktoje prej vitit 2022. Ajo ka punuar si gazetare ekonomie që nga viti 2010, në televizion, shtypin e shkruar dhe atë online. Esmeralda ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës për “Gazetari”. Në të njëjtin fakultet ajo ka kryer edhe studimet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img