.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookDjaloshi që puth plakën në plazh nuk është një zhigolo shqiptar

Djaloshi që puth plakën në plazh nuk është një zhigolo shqiptar

Pretendimi: Djaloshi shqiptar është lidhur me një të moshuar për të siguruar lejen e qëndrimit në Evropë

Verdikti: E pavërtetë

Video e puthjes romantike të një djaloshi dhe një gruaje të moshuar është ndarë ditët e fundit nga një portal shqiptar duke ngjallur komente të shumta negative. Portali pretendon se djali në video është shqiptar dhe ka nisur një lidhje me të moshuarën për të siguruar dokumentat e qëndrimit në Evropë.

Dashuria nuk njeh moshë, por njeh paret. Çfarë nuk bën shqiptari për letra”, shkruhet në titullin dhe tekstin shoqërues.

Në videon e shkurtër, djali dëgjohet të thotë në gjuhën angleze: “Hajdeni në Shqipëri”, duke krijuar më tepër konfuzion për qindra komentuesit që kanë reaguar të shqetësuar nga ky postim.

Postimi i shpërndarë në rrjetet sociale

Ne bëmë një verifikim më të detajuar të pamjeve për të zbuluar se ka një keqintepreteim të qëllimshëm të videos në fjalë.

Më konkretisht, nëpërmjet motorit të kërkimit pamor të Google Lens, zbuluam videon e publikuar në TikTok nga një person i quajtur Giuseppe D’Aanna. Ai është i njohur në këtë rrjet social dhe ka 3.7 milionë ndjekës. E moshuara është gjyshja e tij dhe në profilin në TikTok ai ka shumë video të tjera me të. Madje, në njërën prej videove ata shihen edhe në aeroportin “Nënë Tereza”.

Në vitin 2022 mediat italiane kanë publikuar artikuj për të hedhur poshtë lajmet e rreme që qarkullonin në lidhje me një martesë të atëherë 19-vjeçarit Giuseppe me një 76-vjeçare. Verifikimet treguan se djaloshi napolitan që pretendohej se po martohej më një të moshuar, I kishte bërë një surprizë gjyshes së tij, duke marrë reagime dhe ndjekës në TikTok.

Gjyshja Milina Gatta dhe nipi i saj, Giuseppe D’Anna, të dy nga Torre Annunziata në Napoli, janë shumë të famshëm për videot e tyre së bashku. Marrëdhënien e tyre te afërt e paraqesin edhe në Tik Tok, ku kanë marrë vëmendjen e miliona ndjekësve.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img