.

.

BallinaProjekteForcimi i gazetarisë fact-checkingDizinformimi me lajmin “Po vijnë 15 mijë viruse të reja!Do shfaqen brenda 5 vitesh”

Dizinformimi me lajmin “Po vijnë 15 mijë viruse të reja!Do shfaqen brenda 5 vitesh”

Edhe pse kanë kaluar mbi 2 vjet që nga nisja e pandemisë Covid19, raportimet dizinformuese nuk kanë reshtur. Shumë prej këtyre informacioneve, vazhdojnë të shkaktojnë konfuzion dhe panik tek audienca.

Frika nga viruse të tjera të mundshme “po ngre alarme” të reja duke gjeneruar ndërkohë edhe informacione të paverifikuara.  “Po vijnë 15 mijë viruse të reja!/ Do shfaqen brenda 5 vitesh, faj i ndryshimeve të klimës”-shkruhet në një nga titujt e kronikave në një prej mediave më të mëdha në Shqipëri.

Një pakujdesi në përkthim apo keqinformim i qëllimshëm?

Kronika në fjalë i referohet një studimi të kryer nga Universiteti i Xhorxhtaunit, publikuar në revistën Nature.  Faktoje bëri kërkimet për studimin në fjalë dhe gjetëm burimin kryesor të revistës Nature.“Ndryshimet klimatike rrisin rrezikun e transmetimit viral midis specieve” quhet studimi i cili ndryshe nga titulli i kronikës në median shqiptare tregon se:

1) Nuk bëhet fjalë për 15,000 mijë viruse të reja

“Të paktën 10,000 lloje virusesh kanë aftësinë të infektojnë njerëzit, por aktualisht, shumica dërrmuese qarkullojnë në heshtje në gjitarët e egër” – citon studimi. Kjo do të thotë se aktualisht gjenden të paktën 10,000 viruse të cilët qarkullojnë dhe jo që priten të vijnë.

*Pjesë nga studimi

Ndryshimet klimatike sipas studimit po ndihmojnë në qarkullimin e sëmundjeve midis specieve që më parë nuk ishin takuar me njëra-tjetrën. Studimi parashikon zhvendosjen gjeografike të 3,139 llojeve të gjitarëve për shkak të ndryshimeve klimatike edhe në një nivel relativisht të ulët të ngrohjes globale do të ketë të paktën 15,000 ngjarje të transmetimit të një ose më shumë viruseve nga njëra specie te tjetra.

*Pjesë nga studimi

Sikurse shkruhet edhe në studim shifra 15,000 nuk i referohet numrit të viruseve të reja, por shkëmbit të viruseve midis specieve të gjitarëve të ndryshëm.

2)Parashikimet e studimit nuk janë për pesë vitet e ardhshme, siç thuhet në lajmin e publikuar në median shqiptare, por për 50 vitet e ardhshme.

Studimi flet për një skenar  i cili mund të ndodhë të paktën në vitin 2070, pra 50 vite nga viti aktual.

Çfarë thotë OBSH?

Për të mos u mjaftuar vetë me një përkthimim të saktë, Faktoje i dërgoi një kërkesë për informacion Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ta pyetur mbi studimin në fjalë.

*Kërkesa dërguar OBSH nga Faktoje.al

 

Pasi e informuam për informacion që qarkullon në mediat shqiptare se mbi 15,000 mijë viruse të reja priten të vijnë në 5 vitet e ardhshme, ne kërkuam opinionin e OBSH. Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kemi një përgjigje.

Faktoje kërkoi edhe mendimin e ekspertit epidiemolog Dr.Ilir Alimehmeti, mbi informacionin ne publikuar në median vendase i cili bën një analizë të thjeshtë:

“15.000 viruse të reja në pesë vite do të thotë 3.000 viruse të reja në vit, ose 8.2 viruse te reja çdo ditë. Qartësisht kjo shifër nuk mund të qëndrojë për viruset e reja te njerëzit.”-sqaron zoti Alimehmeti, i cili shton:

“Sipas studimit të publikuar në revistën prestigjioze Nature, numri rreth 15.000 janë mundësitë e kalimeve të viruseve nga një specie në një specie tjetër naive, por në studim janë në total 3.139 specie gjitarësh, dhe njerëzit janë vetëm një prej tyre. Për më tepër, shumica dërrmuese e kalimeve të viruseve ka gjasë të ndodhë ndërmjet gjitarëve të tjerë, më shpesh specie si brejtësit apo lakuriqët e natës, të cilët janë rezervuarë të rëndësishëm zoonotikë siç u shpjegua më lart, për shkak të fenotipeve të sjelljes, historisë mjekësore apo të individualiteteve metabolike. “

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img