Pretendimi: Kjo video tregon një protestuese pro-Palestinës të sulmohet me dhunë nga policia amerikane.

Verdikti: E pavërtetë

———————————————–

Video e disa policëve duke dhunuar një person po shpërndahet në rrjete sociale me pretendimin se ajo tregon policinë amerikane duke sulmuar një studente që demonstroi në mënyrë paqësore kundër luftës në Gaza.

Megjithatë, me anë të motorit të kërkimit të imazheve Google Reverse Image Search, Faktoje zbuloi se video e mësipërme është nga Maji 2023, gati një vit përpara nisjes së protestave kundër luftës në Gaza.

Më tej, ajo nuk tregon dhunimin e një protestueseje, por një gruaje transgjinore nga Brazili, e identifikuar vetëm si Bruna, e cila u dhunua nga policia vendase në Milano, Itali një vit më parë, më 24 maj 2023.

Në Janar 2024, mediat vendase raportuan se prokuroria e Milanos ngriti akuzë ndaj pesë oficerëve të policisë të përfshirë në këtë incident dhe vetë transgjinores, si dhe kërkoi shkarkimin e dy oficerëve të tjerë.