.

.

BallinaProjekteQendra Kundër Dezinformimit e Ballkanit PerëndimorDebunking/Veto e Turqisë antarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO dhe si e pasqyruan media pro-turke

Debunking/Veto e Turqisë antarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO dhe si e pasqyruan media pro-turke

Barbara Halla

Pas gati gjysëm-shekulli qëndrimi neutral përkundrejt NATO-s, më 18 maj 2022, Suedia dhe Finland paraqitën aplikimet e tyre për t’u bërë pjesë e aleancës. Procesi hasi në veton e Turqisë, e cila   po bëhet pengesë duke akuzuar vendet nordike “bujtina terroristësh” dhe mbështesin grupime terroriste që cënojnë sigurinë kombëtare të Turqisë.  Mediat pro-turke e kanë pasqyruar prespektivën e Turqisë në lidhje më këtë çështje edhe në Shqipëri.

Pas gati gjysëm-shekulli qëndrimi neutral përkundrejt NATO-s, më 18 maj 2022, Suedia dhe Finland paraqitën aplikimet e tyre për t’u bërë pjesë e aleancës. Si fqinje të Rusisë, dy vendet nordike u motivuan nga agresioni rus ndaj Ukrainës që të kërkojnë antarësim në NATO për të siguruar territoret e tyre.

Por shpresat e Suedisë dhe Finlandës për një antarësim të shpejtë po pengohen nga Turqia, edhe ajo pjesë e NATO-s që prej vitit 1952. Sipas rregullores së NATO-s, aplikimet e reja kërkojnë vendim unanim dhe pozitiv nga të 30 anëtarët e aleancës, dhe çdo votë duhet miratuar nga strukturat vendimarrëse vendase.

Turqia kishte paralajmëruar pozicionin e saj disa ditë para se Suedia dhe Finlanda të depozitonin aplikimet e tyre në zyrat e NATO-s.

“Ne nuk do t’u thoshim ‘po’ atyre që vendosin sanksione ndaj Turqisë për t’iu bashkuar NATO-s,” Presidenti Turk Rexhep Erdogan deklaroi gjatë një konference për shtyp në Anakara më datë 16 maj. Erdogani i referohet një vendimi nga Bashkimi Europian i cili limiton shitjen e armëve ushtarake ndaj Turqisë. Kjo erdhi si pasojë e veprimeve të kësaj të fundit në Siri në vitin 2019 ku ofensiva turke kundër çetave kurde në verilindje të Sirisë pati pasoja humanitare, që u cilësuan si katastrofike.

Megjithatë, Turqia kishte shqetësime edhe më të mëdha, duke qenë se e akuzon Suedinë—dhe diku më pak Finlandën—se janë bërë “bujtina terroristësh” dhe mbështesin grupime terroriste që cënojnë sigurinë kombëtare të Turqisë. Këtu bëhet fjalë specifikisth për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një organizatë separatiste kurde, si dhe mbështetësit e Fetullah Gulenit, të cilin Erdogan e mban si përgjegjës të puçit kundër tij të organizuar në vitin 2016.

Mediat shtetërore turke, të cilat publikojnë edhe në shqip, kanë mbuluar gjerësisht shqetësimet dhe pretendimet e Ankarasë, si dhe vazhdimin e negociatave.

“Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO nuk mund të përparojë nëse nuk përmbushen shqetësimet e Ankarasë,” shkruan Anadolu Agency, agjencia zyrtare e lajmeve e qeverisë turke.

TRT, një tjetër agjenci lajmesh shtetërore, shkroi “Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të mërkurën se të gjithë e pranojnë që shqetësimet e Turqisë lidhur me kërkesën e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO janë legjitime dhe thonë se këto shqetësime duhet të përmbushen.”

Një tjetër portal që ka mbi 20 mijë ndjekës në rrjetet sociale, Frekuenca.net ka publikuar shkrime të shumta që tregojnë prespektivën e Turqisë në lidhje me këtë hap të ndërmarrë nga Suedia dhe Finlanda.

Screenshot nga publikimet e Frekuenca.net në lidhje me temën

 

Në publikimet e shumta vihet theksi se duhet t’i kushtohet rëndëis pretendimeve të Truqisë në lidhje me akuzat se këto dy vende kanë qëndruar indiference në kërkesat e kësaj të fundit për ekstradimit të terroristëve.

 

Çfarë kërkon Turqia?

Së pari, Turqia kërkon që Suedia të ekstradojë rreth 30 terroristë që Ankaraja pretendon se fshihen në këtë të fundit. Kërkon po ashtu që si Suedia dhe Finlanda të dënonjë publikisht dhe të distancohen nga PKK dhe grupe që janë të lidhur me të. Kjo mund të përfshijë edhe PYD, aleatin politik të qeverisë suedeze.

Por, sipas një burimi anonim që foli me Bloomberg, ambicjet e Turqisë nuk mbarojnë këtu. Turqia do të përdori këtë avantazh strategjik që Suedia dhe Finlanda, së bashku me Bashkimin Europian, të heqin sanksionet që ju vendosën në 2019 pas sulmeve në Siri. Turqia dëshiron gjithashtu të bëhet përsëri pjesë e programit të SHBA për blerjejen dhe zëvendësimin e një gamë të gjerë avionësh luftarakë. Turqia ishte pjesë e programit, por u hoq nga SHBA në 2019 pasi bleu disa raketa nga Rusia.

Turqia dhe Minoriteti Kurd

Turqia ka një histori të gjatë dhe të ndërlikuar me minoritetin kurd, një grupim etnik me një popullsi prej 40 milionësh në rang botëror, të cilët ndajnë territorin midis Turqisë, Sirisë, Irakut dhe Iranit. Kurdët sot përbëjnë diku 18% të popullatës së Turqisë, dhe disa prej tyre, të mbështetur edhe nga PKK, ka kërkuar status autonom brenda Turqisë, gjë që Turqia e refuzon.

Sipas sociologut amerikan Cihan Tugal, rritja e PKK dhe migrimi i Kurdëve drejt vendeve si Suedia dhe Finlanda, ka ardhur si pasojë e politikave shqyptëse turke, të cilat i kanë rrënjët me centralizimin e pushtetit të perandorisë otomane në fund shekullin e 19-të. Themelimi i Republikës Turke në 1923, bazuar në një identitet unitar turk, rezultoi në politika që shtypën identietin e minoriteteve si Kurdët. Përpjekje për pavarësinë dhe të drejtat e komunitetit Kurd çuan në krijimin e grupeve militante në vitet 50-të, që më pasë u bashkuan nën umbrellën e PKK.

Një grusht shtetëor në 1980 shtypi gati të gjithë mbështetjën zyrtare dhe jo-zyrtare për të drejtat e minoritetit Kurd, dhe u pasua nga veprime të dhunshme dhe tortura të mëtejshme, gjë që nxiti mbështetje ndaj PKK midis kurdëve në Turqi dhe jashtë saj. Që prej krijimit të PKK në 1978 dhe në dekadat në vijim, PKK dhe qeveria turke kanë qënë në konflikt të vazhdueshëm. Sipas OJQ-së Crisis Group, lufta midis PKK-së dhe qeverisë turke ka pasur pasoja vdekjeprurësem: mbi 6,000 humbje jetës që prej 2015-ës.

 

Burim: Crisis Group

Sot, PKK cilësohet si organizatë terroriste nga Bashkimi Europian dhe SHBA. Për më tepër, Turqia thotë se është e shqetësuar për lidhjen që ekziston midis PKK dhe YPG, një çetë kurde që ndihmoi në mposhtjen e Shtetit Islamik në Siri dhe që sipas Ankarasë, po mbështet kurdët terrorist në Turqi.

Suedia dhe Kurdët dhe akuzat për dizinformim  

Deri më tani, Suedia i është bërë strehë rreth 100,000 refugjatëve kurd që janë transferuar drejt veriut si pasojë e situatës në Turqi dhe Siri.

Nëpër vite, qeveria e Suedisë ka bashkëpunuar me PYD, një organizatë politike që ka lidhje me YPG. Kryeministrja e re e Suedisë mbërriti në pushtet në 2021 me ndihmën e deputetës me origjinë kurde Elham Ahmad, pasi premtoi të shtonte bashkpunimin midis Social Demokratëve dhe PYD.

Megjithatë, Suedia nuk ka shkuar kundër Turqisë përsa i përket PKK dhe grupimeve të tjera kurde, duke e deklaruar këtë të parën si organiztë terroriste në 1984.

Mbas deklaratave të Erdoganit, Suedia e akuzoi Turqinë se po përhapte dizinformim duke dhënë deklarata që e përshkruajnë Suedinë si vend që mbështet terrorizmin.

“Për shkak të dezinformatave të përhapura në masë të madhe rreth Suedisë dhe PKK-së, ne dëshirojmë të kujtojmë se qeveria suedeze e Olof Palme ishte e para pas Turqisë që e listoi PKK-në si një organizatë terroriste, që në vitin 1984”, tha ministrja e jashtëme Ann Linde, duke kujtuar që BE-ja e bërë këtë vetëm në 2002.

Kryeministrja Magdalena Andersson e cilësoi situatën si një paqartësi, duke thënë për shtypin suedez se, “Është e qartë se ka të bëjë me atë se ku ne dërgojmë ndihmën tonë financiare, për shembull, dhe se ne shesim armë. Ne nuk u dërgojmë para organizatave terroriste, natyrisht – as armë.”

Megjithatë, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka dalë në mbështetje të Turqisë.

“Këto janë shqetësime legjitime. Kjo ka të bëjë me terrorizmin, ka të bëjë me eksportet e armëv…Ne duhet të adresojmë shqetësimet e sigurisë të të gjithë aleatëve, përfshirë shqetësimet turke për grupin terrorist PKK,” reporton AP.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img