BallinaPertejCOVID-19 rrit ndjeshëm Euron dhe Dollarin

COVID-19 rrit ndjeshëm Euron dhe Dollarin

MERXHAN DACI

Koronavirusi i ri COVID-19 ka rritur ndjeshëm Euron dhe Dollarin. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se Euro nuk ishte rritur kaq shumë prej 2 vitesh.  Ndërkaq, Dollari është monedha që u rrit menjëherë, sapo Shqipëria u prek nga COVID-19.

————————————————————————————————

Të dhënat e kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë flasin për një mbiçmim të pazakontë të Euros kundrejt lekut.

Të dhënat e ditës së sotme (30 mars) flasin për nivel të Euros në 131,06 lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja ka filluar të jetë e konsiderueshme që nga data 18 mars ku Euro kapi vlerën 122,89 lekë.

Rritje e tillë e Euros nuk ishte parë që prej dy vitesh (në fillim të vitit 2018).

Rritje në raport me lekun ka pasur edhe Dollari amerikan.

Nëse në 9 mars, kur u identifikuan edhe dy rastet e para me COVID-19 në Shqipëri, 1 dollar këmbehej me 107,73 lekë, sot me 30 mars dollari është ngjitur në kuotën e e 118, 3 lekëve.

Çfarë po ndodh?

Sipas ekspertit të ekonomisë Elvin Meka, tregu i valutave nuk mund të mos përjetonte situatën e vështirë e të pazakontë në të cilën ndodhet tashmë jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota.

Po cilët janë faktorët që ndikuar në rritjen e Euros?

Meka tha për “Faktoje” se në këtë luhatje ndikojnë një sërë faktorësh, ku më të rëndësishmit mund të përmenden:

– mbyllja e veprimtarisë ekonomike në disa sektorë që realizojnë konsum të lartë: shërbimet, bar-kafe, hoteleri, turizëm, duke shkaktuar ndalimin e menjëhershëm të rrjedhave hyrëse dhe qarkulluese të eurove në ekonominë kombëtare,

– ripozicionimin e kërkesës për valutë vetëm për mallra kryesore të konsumit dhe më pak ose aspak për investime,

– efekti psikologjik që shkakton situata e përhapjes së COVID-19, që logjikshëm e orienton publikun e gjerë drejt investimit në monedhat qqë konsiderohen të sigurta dhe ruajtëse vlere, si: EURO, DOLLAR, PAUND, FRANGA, etj.

– niveli i ulët i transaksioneve që kryhen në treg, qërrit rreziqet dhe marzhet e kuotimit,

– rënia e menjëhershme e dërgimit fizik të remitancave nga mbyllja e qarkullimit me botën,

– ulja e eksporteve që pritet të ndodhë gjatë muajit prill e në vijim,

– fillimi nga ana e Bankës së Shqipërisë së një politike lehtësuese, duke nënkuptuar një ofertë likuiditeti të re në LEK në treg, që do të ndikojë në një zhvlerësim iminent të Lekut.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img