.

.

BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëÇfarë po na fsheh qeveria për vaksinën, me pretekstin e ‘ruajtjes së sekretit’

Çfarë po na fsheh qeveria për vaksinën, me pretekstin e ‘ruajtjes së sekretit’

“Fajin” e ka sekreti tregtar, që qytetarët shqiptarë nuk po informohen mbi vaksinën anti-covid, sipas sqarimit që bëri dje kryeministri Rama. Ai paraqiti si provë se asnjë shtet nuk jep hollësi për kontratën me Pfizer, kompaninë prodhuese të vaksinës. Faktoje, nga një kërkim online gjeti dokumenta dhe të dhëna të publikuara nga autoritetet shëndetësore të Izraelit dhe Britanisë së Madhe, që ‘furnizojnë’ publikun me ato të dhëna që nuk janë sekret. Nëse edhe Shqipëria do ndiqte këtë standard, shumë pyetje për vaksinën do merrnin përgjigje, duke e lënë sekretin të paprekur.

Në një konferencë me gazetarët, të mërkurën e 19 janarit, kryeministri Rama u shpreh se nuk ka asgjë për të fshehur, por po zbaton klauzolën e sekretit tregtar në lidhje me përmbajtjen e kontratës me kompaninë Pfizer për blerjen e vaksinave anticovid. Ai sfidoi ‘të gjithë’ kur tha se nuk ka asnjë vend në Evropë apo më gjerë që të ketë publikuar kontratën me kompaninë në fjalë.

“Kontrata me Pfizer është e mbrojtur në gjithë botën nga sekreti tregtar, nuk bëhet publike, përtej dëshirës time. Nëse gjeni një vend të BE ose cilitdo tjetwr që e ka bërë publike ne do jemi vendi i dytë”-tha Rama.

Faktoje bëri një kërkim online dhe gjeti se ndër disa shtete, Izraeli ka paralajmëruar që në muajin nëntor nënshkrimin e një marrëveshjeje me kompaninë Pfizer.

 

Screenshot qe do te dergoj per marreveshjen (linku me lart)

Nga kërkimi përmes Google rezultojnë disa publikime që Izraeli ka bërë lidhur me vaksinimin anticovid dhe marrëveshjen me kompaninë Pfizer.

Në datën 17 janar 2021 Ministria e Shëndetësisë së Izraelit publikoi marrëveshjen e bashkëpunimit prej 20 faqesh që nënshkroi me Pfizer, ku pjesë të saj, që konsiderohen sekrete janë fshirë. Marrëveshja në fjalë ka disa elemente që mund të ndryshojnë në krahasim me atë që kjo kompani ka me Shqipërinë.

4 milionë vaksinat që do të sigurohen për popullësinë e Izraelit nuk do të paguhen (sipas përmbajtjes së marrëveshjes), por do të jepen me kusht që ky shtet, pasi të kryejë procesin e vaksinimit, të verë në dispozicion të Pfizerit, evidenca që tregojnë nivelin e imunitetit të tufës, pasi të jetë siguruar mbulimi i një përqindjeje të caktuar të popullësisë me vaksina.

 

 

Një tjetër element që na dallon nga Izraeli, është se kushti për ruajtjen e sekretit, nuk pengon autoritetet shëndetësore vendase të publikojnë rregullisht numrin e personave që vaksinohen. Që prej nisjes së procesit të vaksinimit në Izrael, Ministria e Shëndetësisë publikon çdo ditë numrin e personave të vaksinuar.

Të njëjtin standard po ndjek edhe Britania e Madhe, me përditësimin e rregullt të procesit të vaksinimit.  Madje në faqen zyrtare të qeverisë Britanike specifikohet edhe numërimi i dozave të kryera për çdo individ.

 

*marrë nga faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë britanike

Nëse i referohemi Italisë, vërejmë sërish një nivel të lartë transparence mbi këtë proces, duke dhënë detaje sipas qyteteve, kategorive të personelit mjekësor të vaksinuar apo grupmoshave të vaksinuara.

Vaksinimi sipas rajoneve në Itali.

Vaksinimi sipas grupmoshave në Itali.

Një element tjetër i rëndësishëm për këtë proces është fakti se Italia ka bërë publike edhe emrat e kompanive të vaksinave që po i injektohen popullatës.

Po t’i referohemi qasjes së Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri për transparencën mbi procesin e vaksinimir, vërejmë se ky institucion është mjaftuar duke informuar publikun mbi vaksinimin thjesht përmes artikujve të shkurtër si në ilustrimin më poshtë:

Nga ana tjetër po aq e paqartë mbetet strtategjia e  vaksinimit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë nuk sqaron numrin e vaksinave për popullsinë, shtrirjen në kohë të procesit dhe si do të aplikohen ato për secilën kategori.

*të dhënat nga plani startegjik i vaksinimit anti-Covid në Shqipëri , publikuar nga MInistria e Shëndetësisë

Në datën 11 janar 2021 ditën e nisjes së vaksinimit, kryeministri Rama u pyet se cila ishte strategjia e detajuar e vaksinimit, por ai u përgjigj se nuk ka asnjë vend që mund të japë një informacion të tillë.

*me shkronja të pjerrëta pyetja e gazetarit gjatë konferencës

Gjatë kërkimeve të saj, Faktoje arriti të marrë informacion të hollësishëm për Italinë, me një klikim. Italia rezulton të ketë një strategji të qartë vaksinimit të detajuar për çdo muaj deri në vitin 2022.

*të dhënat nga plani strategjik i vaksinimit anti-Covid në Itali, publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë italiane

 

Nga ky verifikim Faktoje arriti të gjejë një sërë elementësh mbi procesin e vaksinimit në disa shtete, që Shqipërisë i mungojnë dhe ruajtja e sekretit është vetëm një pretekst për fshehjen e tyre.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img