.

.

BallinaFaktometerE vërtetëBypass-i Shkodrës përfundon pas 13 viteve

Bypass-i Shkodrës përfundon pas 13 viteve

Projekti madhor për By passin e Shkodrës, kaloi përmes një kalvari të gjatë premtimesh dhe afatesh të shkelura nga qeveritë e të dy krahëve, demokrate dhe socialiste. Prej vitit 2009 kur u premtua nga qeveria e zotit Berisha, segmenti i parë i by pasit, me vlerë fillestare 1.5 milirdë lekë, përfundoi vetëm në vitin 2022, duke lehtësuar trafikun e rënduar dhe kaosin sidomos gjatë muajve të verës, kur rritet numri i automjeteve për shkak të turistëve.

Bypassi i Shkodrës ka përfunduar dhe është hapur më në fund për qarkullimin.  Njoftimin e dha vetë Kryeministri Rama përmes një statusi në rrjetin e tij social, duke shtuar se ky ishte një projekt i lënë nga qeveria e mëparshme.

Faktoje shkoi në terren një muaj më pas dhe pamë se Bypass-i ku konstatuam se by pass ishte hapur duke lehtësuar ndjeshëm edhe qarkullimin.

Pjesë nga Bypass-i Shkodrës 13/05/2022

Pjesë nga Bypass-i Shkodrës 13/05/2022

Pjesë nga Bypass-i Shkodrës 13/05/2022

Kronologjia e premtimeve

 

By passi i Shkodrës ka qenë vërtetë një vepër e nisur gjatë qeverisjes së demokratëve që prej vitit 2009.

“Së shpejti inagurojmë Bypass-in e Shkodrës” Ky është premtimi që ish-Kryeministri Berisha bëri gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2009 përpara qytetarëve të Shkodrës. Ky ishte një premtim dhe një projekt i cili nuk gjeti asnjëherë zbatimi të plotë gjatë qeverisjes së Z.Berisha. Bypass-i u projektua në vitin 2010 dhe nisja e punimeve u përuruan në vitin 2011 me vlerën prej thuasje 1,5 miliardë lekë.

Tabela e projektit të vjetër

 

Sikurse shihet nga tabela e cila kishte mbetur deri para pak kohësh nga përfundimi i këtij aksi, projekti i parë parashikonte që punimet të përfundonin në vitin 2013 gjë që nuk ndodhi. Problemet me shpronësimet bënë një punimet të pezulloheshin.

 

2016

Qeveria shqiptare e drejtuar tashmë prej Kryeministrit Rama i ka dhënë dritën jeshile nisjes së punimeve për këtë projekt duke parashikuar financim në projektet afatgjata. Po në këtë vit parashikohej që punimet për këtë aks të përfundonin në vitin 2018. As vitin pasardhës punimet nuk u mbyllen për shkak të ngërçeve mes institucioneve si bashkia e Shkodrës dhe ARRSH .

2020

Problemet me shpronësimet të cilat ishin një pjesë e arsyeve të shtyrjes së punimeve duket se gjetën zgjidhje kur në datën 16/09/2020 Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Bypass-i perëndimor” Shkodër.

2021

Në datën 5 qershor 2021 Kryeministri Rama njoftoi përmes një postimi në rrjetit sociale se atë verë ky projekt do të përfundonte.

Postimi I kryeministrit Rama në datën 05/06/2021

Në ditët e fundit të gushtit 2021 Faktoje bëri një verifikim në terren, nëse projekti i bypassit të Shkodrës kishte përfunduar, por vumë re se kishin mbetur ende punime të papërfunduara që shkaktonin trafik të rënduar dhe kaos në rrugë.

Projekti përfundoi vetëm një vit më pas në muajin mars të vititi 2022 duke shënuar kështu një kalvar 14 vjeçar që nga premtimi fillestar e deri te përfundimi, ku qeveritë e të dyja krahëve zvarritën afatet.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img