.

.

Home Uncategorized Bullizmi në shkolla dhe pasojat: Ndani përvojën tuaj

Bullizmi në shkolla dhe pasojat: Ndani përvojën tuaj

0
Bullizmi në shkolla dhe pasojat: Ndani përvojën tuaj

Faktoje dëshiron të flasë me prindër dhe mësues mbi rastet e përjetuara të bullizmit dhe pasojat që ky fenomen shkakton në mirëqënien dhe shëndetin mendor të fëmijëve apo nxënësve tuaj.

Ilda Hoxha

Ne dëshirojmë të mësojmë më shumë mbi bullizmin në shkollat shqiptare apo në ambiente të tjera që frekuentohen nga të miturit, mbi mënyrën se si trajtohen këto raste si dhe pasojat që ato shkaktojnë në jetën e fëmijëve.

Çfarë kuptojmë me format e bullizmit:

Bullizmi verbal- përfshin përdorimin e nofkave ofenduese, komenteve negative, sharjeve rreth karakteristikave të fëmijës apo kërcënimet verbale.

Bullizmi fizik– është ajo formë që synon intimidimin e fëmijës përmes agresivitetit fizik, të tilla si goditje, shtyrje, shkelmime apo stërkëmbësha.

Bullizmi shoqëror – është ajo formë që përdor taktikat e qëllimshme të përjashtimit. Si pasojë, fëmijët përjetojnë përjashtimin social nga aktivitete të përbashkëta në grup.

Bullizmi kibernetik – është ajo formë e bullizmit që e ka zanafillën te përdorimi i rrjeteve sociale apo i telefonave celularë për të shpifur, përgojuar apo për të shpërndarë mesazhe seksiste, raciste apo homofobike.

Si të merrni pjesë:

Për të ndarë historinë tuaj, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm. Ju mund të na kontaktoni gjithashtu në adresën tonë të emailit: info@faktoje.al apo përmes rrjeteve tona sociale në Facebook, Instagram, Linkedin.

Lutemi që t’i dërgoni përgjigjet tuaja deri më 15 qershor, ora 24:00.

Previous article Bashkia e Varshavës ndaloi simbolet fetare në zyra, por jo në ambjente publike
Next article Pornografia me të mitur në Gjermani vijon të dënohet me burgim
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.