Pretendimi: Bora në alpet italiane përgënjeshtron ekzistencën e ngrohjes globale

Verdikti: Mungon konteksti

———————————————————-

Përdoruesit e rrjeteve sociale po vënë në dyshim fenomenin e ngrohjes globale duke sjellë si argument një pamje të borës në alpet italiane në qershor 2024.

Ironia e përdorimit të borës së malit Marmolada për të përgënjeshtruar ngrohjen globale do të godasë lexuesin që ka dijeni për incidentin e dy viteve më parë, kur temperaturat anormalisht të larta në majën e malit Marmolada shkaktuan një ortek që vrau 11 persona dhe plagosi 8 të tjerë më 3 korrik 2022.

Në fakt, prania e borës në malin me lartësi 2 mijë metra Marmolada nuk është ndonjë çudi, qoftë edhe në qershor, si një nga majat më të larta në pjesën italiane të masivit të alpeve evropiane. Në foton e mëposhtme nga qershori 2019 duket qartë se në pjesët më të larta të malit ka ende dëborë.

Mali Marmolada, qershor 2019

Ndërkohë, në një atmosferë në ngrohje do të kemi më shumë avullim si nga toka dhe nga deti, që do të thotë më shumë lagështi në ajër. 

Kjo çon në situata ekstreme. Zonat më të nxehta dhe të thata bëhen edhe më të thata, meqënëse lagështia në ajër rrallë arrin temperaturat e ulëta që do ta kthenin në ujë. 

Ndërkaq, në zonat që kanë reshje, ato shumëfishohen. Ka më shumë shi kur temperaturat janë mbi 0, dhe më shumë borë nëse temperaturat bien nën 0.

Imazh ilustrues

Më tej, vëzhgimet dhe studimet në kohë kanë treguar se, në hemisferën veriore, numri i ditëve pranverore me mbulesë bore ka ardhur duke u ulur në 50 vitet e fundit.

Zona e malit Marmolada në Itali ka parë një ulje prej 3 ditësh pranverore me borë më pak për dekadë.

Ndryshimi në ditët me mbulesë bore (ditë/dekadë)