.

.

BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëBanorët e Grizës, Zharrëzës dhe Frashërit “bashkëjetojnë” me ujërat e zeza

Banorët e Grizës, Zharrëzës dhe Frashërit “bashkëjetojnë” me ujërat e zeza

Banorët e fshatrave Grizë, Zharrëz dhe Frashër në Patos janë të detyruar që të bashkëjetojnë me ujërat e zeza. Pavarësisht premtimit të kryebashkiakes, Rajmonda Balilaj qw në vitin 2015 për zgjidhjen e problemit, situata vijon të mbetet e njëjtë. Faktoje ishte në këto fshatra, ku konstatuam se rrjetit kanalizimeve për ujërat e zeza nuk ekziston.

………

Kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj deklaroi në një intervistë për BIRN në 2015-n se do të ndërhyhej në rrjetin e ujërave të zeza edhe në fshatrat, Grizë, Zharrëz dhe Frashër.

“Do të ndërhyjmë edhe në rrjetin e ujërave të zeza në Grizë, Zharrëz dhe Frashër”, ishte ky zotimi i kryebashkiakes.

Mirëpo, situata nuk ka ndryshuar edhe 6 vite pas kësaj deklarate. Gjatë verfikimit që Faktoje bëri në shtator në Patos,  pamë se situata vijon të jetë shumë shqetësuese. Ujërat e zeza derdheshin në sipërfaqe të rrugwve në të tri fshatrat, ndërsa banorët shprehen se e kanë ngritur shpeshherë si shqetësim pranë Bashkisë, por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Faktoje iu drejtua me një kërkesë për informacion Bashkisë Patos për të mësuar se çfarë po bëhet me rrjetin e kanalizimeve në këto fshatra. Në përgjigjen që morëm theksohej: “Projekti për ndërhyrjen në rrjetin e ujërave të zeza në Grizë, Zharrëz dhe Frashër është hartuar dhe ndërkohë është aplikuar për të përfituar financim pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit”.

Përgjigja e Bashkisë Patos për Faktoje

 Situata me ujërat e zeza në fshatin Grizë të Patosit ishte vërtetë alarmante.

Fshati Grizë në Patos, shtator 2021

Banorët duket se ishin dorëzuar dhe e kishin humbur shpresën se një ditë do mund të jetonin normalisht, pa erën mbytëse dhe infeksionet që vijnë nga kanalet.

“Jeta jonë kjo është, mes infeksioneve dhe mbetjeve. Kemi hallin e fëmijëve, se ne po plakemi dita-ditës”, tha një 60-vjeçare për Faktoje.

Fshati Grizë në Patos, shtator 2021

Zharrëz

Në Zharrëz ka një kanal të madh të ujërave të zeza, që çdo ditë po kthehet në një makth për banorët.

“Në verë nuk rrihet këtu, mban erë vendi. Duhen rregulluar sa më parë. Nuk kemi kanalizime në lagje”, tha një banor rreth 50 vjeç për Faktoje.

 

Fshati Grizë në Patos, shtator 2021

Zharrëz

Në Zharrëz ka një kanal të madh të ujërave të zeza, që çdo ditë po kthehet në një makth për banorët.

“Në verë nuk rrihet këtu, mban erë vendi. Duhen rregulluar sa më parë. Nuk kemi kanalizime në lagje”, tha një banor rreth të 40-ve.

Fshati Zharrëz në Patos, shtator 2021

Frashër

Edhe për banorët e Frashërit, ujërat e zeza janë një problem i madh. Ata shprehen për Faktoje se kanë kërkuar zgjidhje në bashki, po kjo e fundit ende nuk ka ardhur dhe atyre nuk u mbetet veçse të bashkëjetojnë me mbetjet dhe erën e keqe.

“Bashkia erdhi para dy vitesh, hoqi barishtet dhe asgjë tjetër. Është shqetësim për ne, gjithë ujërat e zeza na kalojnë para shtëpisë. Burim infeksionesh, kemi shkuar ne Bashki, se di se çfarë do të bëjnë ata”- u shpreh i shqetësuar një banor i Frashërit për Faktoje.

Fshati Frashër në Patos, shtator 2021

Fshati Frashër në Patos, shtator 2021

Edhe në 27 nëntor të vitit 2020, Faktoje ngriti këtë problem për banorët e fshatrave në Patosit, mirëpo duket se thirrjet kanë rënë në vesh të shurdhër.

Rreth një vit më parë, Faktoje pyeti zyrtarisht edhe Bashkinë Patos nëse ishte kryer ndërhyrja e premtuar në rrjetin e ujërave, por në përgjigje konfirmohej se ishte e vështirë kryerja e saj.

Nga vëzhgimi i Faktoje në terren dhe përgjigjia e Bashkisë Patos, këtë premtim do ta kategorizojmë TË PAMBAJTUR.

*Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna  nga kryebashkiakët.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img