BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëBalluku: Aksi rrugor që lidh Vlorën me Radhimën mbaron për 30 ditë

Balluku: Aksi rrugor që lidh Vlorën me Radhimën mbaron për 30 ditë

Punimet në aksin Vlorë-Radhimë, që pësoi rrëshqitje për shkak të ndërhyrjeve abuzive, siç u raportua zyrtarisht, duhej të përfundonin në fund të qershorit. Kështu u zotua ministrja Balluku gjatë inspektimit të zonës në datë 28 maj. Nga një verifikim i Faktoje rezulton se në 28 qershor, ky aks rrugor, jetik sidomos gjatë sezonit turistik, është hapur për automjetet, por punimet duan ende kohë të përfundojnë. Teksa piku i sezonit ende nuk ka ardhur, raportohet se trafiku në aksin Vlorë – Radhimë, është rraskapitës gjatë fundjavës.


Më 28 maj, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, duke inspektuar punimet për rehabilitimin e aksit rrugor Vlorë- Radhimë, I cili kishtë pësuar rrëshqitje për shkak të ndërhyrjeve abusive, deklaroi:

“Do të vijmë për të parë këtu për 30 ditë të gjitha punimet e mbyllura edhe trafikun e hapur.”

Faktoje udhëtoi drejt aksit rrugor Vlorë-Radhimë për të parë se në çfarë faze ishte rehabilitimi i tij dhe nëse do të ishte i hapur në fund të muajit qershor.

                             Foto nga aksi rrugor, Vlorë-Radhimë, 23 qershor 2021

                                       Foto nga aksi rrugor, Vlorë-Radhimë, 23 qershor 2021

                                      Foto nga aksi rrugor, Vlorë-Radhimë, 23 qershor 2021

Faktoje kontaktoi me disa prej punëtorëve në terren, të cilët na konfirmuan se punimet po vijonin me intensitet çdo ditë, muri mbrojtës në të djathtë të rrugës ishte drejt përfundimit, ndërsa punimet për ngritjen e aksit, donin edhe pak kohë të përfundonin.

“Punimet po ecin, muri rrethues është drejt përfundimit, për një javë mbaron kurse si rrugë duhen 2/3 muaj të mbarojë.” -thanë punëtorët për Faktoje

Më 25 qershor Ministrja e Infrastrukturës Balluku, gjatë inspektimit të radhës në këtë aks, konfirmoi hapjen e rrugës, e cila me nisjen e sezonit turistik shënon fluks të madh automjetesh.

“Shikojmë se vazhdojnë disa punime për sa i përket skarpatave, por megjithatë, çfarë është e rendësishme është se do të ketë kalim të dy krahëve të trafikut dhe më pas ditën e hënë do të përfundojmë të gjithë shtresën asfaltike edhe për krahun tjetër.”-tha zonja Balluku.

Screenshot nga inspektimi i Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, 25 qeshor 2021

Të hënën e 28 qershorit, sipas një raportimi nga terreni na u konfirmua se aksi rrugor është I hapur, ndërsa punimet vijojnë ende. Sipas këtij raportimi, trafiku bëhet problematik gjatë ditëve të fundjavës, ndërsa ende nuk ka arritur piku i sezonit.

                                 Aksi rrugor, Vlorë-Radhimë, foto Jerola Ziaj, 29 qershor 2021

                                  Aksi rrugor, Vlorë-Radhimë, foto Jerola Ziaj, 29 qershor 2021

Nisur nga verifikimi në terren dhe informacioni i grumbulluar, vendosëm që deklaratën e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, se për 30 ditë do të mbaronte puna për rehabilitimin e punimeve të aksit rugor që lidh Vlorën me Radhimën, ta kategorizojmë “Gjysmë të vërtetë”.

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img