Pretendimi: Kjo video tregon një avion që ulet me një rrotë nga një pilot polak
Verdikti: E pavërtetë
——————————————————–
Një video që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon një video që pretendohet se tregon një pilot polak që ul avionin mbi një rrotë.
Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video origjinale është postuar fillimisht në TikTok nga një llogari e quajtur @artanis1983 më 20 maj 2025. Video shoqërohej me përshkrimin: “Piloti polak ulet me një rrotë me Boeing 737 X-PLANE 12#ulje#emergjencë”
X Plane 12 është një video lojë që e përshkruan veten në faqen e saj si “një simulator fluturimi i ndërtuar nga pilotët, për të gjithë.” Sipas faqes, “që nga publikimi i tij i parë në vitin 1995, pilotët, lojtarët dhe entuziastët e aviacionit në të gjithë botën në komunitetin X-Plane kanë vlerësuar fizikën tonë të parimeve të para, sistemet realiste të avionëve dhe përvojën që ofrojnë vetëm dekada fluturimi në botën reale.”