Pretendimi: Një nga kundërsnajperët e Shërbimit Sekret amerikan tha se shefat e tij nuk aprovuan urdhërin për të qëlluar atentatorin e Donald Trump

Verdikti: E paprovuar

———————————————————-

Në rrjetet konspiracioniste po qarkullon postimi i pretenduar i njërit nga agjentët e Shërbimit Sekret amerikan, sipas të cilit, ai e kishte “atentatorin në sy për të paktën 3 minuta, por shefi i shërbimit sekret nuk pranoi të jepte urdhër për ta vrarë.”

Teksti i mësipërm është postuar më 14 korrik në forumin anonim 4chan. I njëjti autor, nën emrin Jonathan Willis, ka pretenduar edhe se i ishte kundërvënë urdhërave duke hapur zjarr e, si rrjedhim, ishte shkarkuar nga Shërbimi Sekret. 

Përpos këtyre deklaratave anonime, nuk ka prova se agjentët e Shërbimit Sekret ishin urdhëruar të mos hapnin zjarr kundër atentatorit. Autori i postimit, i cili prezantohet si “Jonathan Willis”, gjithashtu nuk ofron asnjë provë se ai është vërtet pjesë e Shërbimit Sekret.

Një zëdhënës nga Shërbimi Sekret amerikan tha për The Dispatch se “pretendimi është kategorikisht i rremë” dhe “nuk ka punonjës të Shërbimit Sekret të ShBA me atë emër”