Pretendimi: Angela Merkel u arrestua dhe ekzekutua në 2019 pasi vuante “nga simptoma të rënda të abstinencës nga mishi i foshnjave.”
Verdikti: E paprovuar
————————————————————-
Në rrjetet sociale shqipfolëse po qarkullon pretendimi i jashtëzakonshëm se ish-kancelarja gjermane Angela Merkel është arrestuar dhe ekzekutuar në 2019 pasi shfaqi “simptoma të rënda të abstinencës nga mishi i foshnjave” dhe “u diagnostikua me kuru.”
Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, imazhi i mësipërm është shkëputur nga një video e Qershorit 2019, ku Merkel u shfaq duke u dridhur ndërsa përshëndeti udhëheqësin e ri ukrainas në atë kohë, Volodymyr Zelenskiy, në Berlin.
Më vonë ajo qeshi me episodin, duke thënë se me sa duket nuk kishte pirë mjaftueshëm ujë. Më pas, ajo tha se ishte përsëri “shumë mirë” pasi kishte pirë tre gota ujë.
Më 10 korrik 2019, BBC News raportoi se kjo nuk ishte hera e parë që Angela Merkel kishte vuajtur nga dridhjet. Pas incidentit me Zelenskyy, ajo përjetoi dridhje edhe gjatë emërimit të Ministrit të ri të Drejtësisë 9 ditë më vonë. Po atë ditë, Merkel u pa duke u dridhur dhe duke u lëkundur para dhe mbrapa së bashku me Kryeministrin e Finlandës Antti Rinne gjatë një ceremonie në Berlin. Megjithatë, pas incidentit, ajo tha se ishte “shumë mirë” dhe se “nuk kishte nevojë për shqetësim”.
Sipas një artikulli të botuar nga Medical News Today më 23 mars 2021, disa gjendje mund t’i bëjnë njerëzit të ndihen të dobët, të dridhur dhe të lodhur, përfshi dhe dehidratimin. Dehidratimi ndodh kur një person humbet më shumë lëngje sesa merr. Simptomat përfshijnë gjithashtu të përziera, të vjella, ethe, humbje të oreksit dhe djersitje të tepërt.
Gjashtë vite më vonë, Merkel është gjallë dhe është tërhequr nga politika gjermane në 2021. Sipas një raporti të Politico në dhjetor 2023, Merkel nuk pranoi të bëhej pjesë e bordit të institutit të lidhur me partinë e saj, Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS), duke preferuar t’i “dedikojë më shumë kohë gjumit dhe leximit”.
Nuk ka prova që ajo vuan nga sëmundja Kuru. Sipas Medline Plus, Kuru është një sëmundje e rrallë që gjendet tek njerëzit nga Guinea e Re, të cilët praktikojnë një formë kanibalizmi, në të cilën hanë trurin e të vdekurve si pjesë e një rituali funeral. Kuru dhe dehidratimi ndajnë simptomën e përbashkët të dridhjeve të muskujve.
Pretendimi se Merkel mund të ketë marrë një sëmundje nëpërmjet kanibalizmit është i paprovuar. Ekspertët mjekësorë kanë kundërshtuar spekulimet në lidhje me dridhjet, duke thënë se ka shkaqe të shumta të mundshme të dridhjeve. Nuk ka raportime të fundit që Merkel të ketë përjetuar ndonjë simptomë tjetër të lidhur me Kurun, siç janë problemet e koordinimit. Sëmundja e rrallë është gjetur vetëm në shtetin jugperëndimor të Paqësorit Papua Guinea e Re.
Pretendimi se Merkel është vrarë në 2019 përgënjeshtrohet nga shfaqjet e saj të shumta në publik në vitet në vazhdim, ndër më të fundit prej të cilave ishte një fjalim i dhënë në mars 2025 në selinë e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) në Gjenevë.
Angela Merkel mban leksionin e shtatë në Serinë e Leksioneve Presidenciale në selinë e OBT në Gjenevë, 7 mars 2025
Më 6 maj 2025, ajo u shfaq në Bundestagun gjerman ditën kur parlamenti do të votonte për të zgjedhur kancelarin e ardhshëm të vendit.
Angela Merkel ulet në tribunën e vizitorëve në fillim të një seance në Bundestag, ndërsa deputetët presin të zgjedhin kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, Berlin, 6 maj 2025