.

.

BallinaFaktometerE PavërtetëArben Ahmetaj: 2018-a, me ulje rekord të papunësisë për të gjitha vitet e tranzicionit

Arben Ahmetaj: 2018-a, me ulje rekord të papunësisë për të gjitha vitet e tranzicionit

ANDI BORA

Lajmi tjetër shumë i mirë është ulja e papunësisë në nivelin më të ulët historik në 12.5 % ose me një rënie prej gati 1.7% në bazë vjetore. Pra, është ulja rekord e papunësisë për të gjitha vitet e tranzicionit, pra 12.5%.
Kjo ishte deklarata e dhënë sot nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj.

Por, sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit që “Faktoje” disponon, rezulton e kundërta e kësaj deklarate, ashtu siç mund të shihet në tabelën e mëposhtme.

Ndryshe nga çfarë deklaron Ahmetaj për nivelin rekord të papunësisë për vitin aktual, rezulton se vitet 1995 dhe 1996, shënojnë nivelet më të ulëta historike të të gjithë viteve të tranzicionit.

Që kur mbahet mend statistika e uljes së punësimit e rekorduar, e shënuar në mënyrë të saktë, sot jemi në nivelin më të ulët historik të papunësisë në Republikën e Shqipërisë.”

Kështu vijoi në deklaratën e tij Ahmetaj, duke theksuar shifrat e sipërpërmendura, por i kujtojmë ministrit se që kur mbahen mend statistikat e uljes së papunësisë, nuk rezulton të jetë kështu, pasi shifrat flasin ndryshe, të paktën sipas të dhënave zyrtare të paraqitura në grafik.

Për vitet 1990 dhe 1991, Shërbimi Kombëtar i Punësimit nuk disponon të dhëna, ndërsa të dhënat për vitin 2018 të cilave iu referohet ministri, i përkasin Institutit të Statistikave dhe i përkasin tremujorit të parë të këtij viti.

Rrjedhimisht kjo deklaratë rezulton GËNJËSHTËR.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img