Pretendimi: Mel Gibson po prodhon një dokumentar mbi trafikimin e fëmijëve në Ukrainë

Verdikti: E pavërtetë

—————————————————————

Lajmi se aktori amerikan Mel Gibson po bën një dokumentar me disa pjesë që do të demaskojë industrinë e trafikimit të fëmijëve në Ukrainë po ngazëllen konspiracionistët në rrjet.

Fatkeqësiht, ky lajm është i rremë. 

Publicisti i Gibson, Alan Nierob, tha për Associated Press se “ai nuk po bën ndonjë dokumentar.”

Ky lajm duket se e ka zanafillën në komentet e bëra në Janar 2023 nga themeluesi i një OJF kundër trafikimit të fëmijëve që ka zhvilluar projekte të ndryshme kinematografike, përfshi edhe një dokumentar.

Tim Ballard, themeluesi i Operation Underground Railroad, ka thënë se Gibson kërkoi ndihmën e organizatës për të nxjerrë rreth 12 jetimë nga Ukraina gjatë pushtimit rus vitin e kaluar.

Janar 2023, Ballard tha se e njihte Gibson pasi aktori e kishte ndihmuar të montonte filmin “The Sound of Freedom” (Tingulli i Lirisë), një film mbi Ballard dhe organizatën e tij. Aktori kryesor i filmit, që luan rolin e Tim Ballard, është James Caviezel, i cili ka luajtur edhe rolin e Jezu Krishtit në filmin e Gibson “The Passion of the Christ” (Pasioni i Krishtit).

Në Janar 2023, Ballard tha se i kishte kërkuar Gibson para për të filmuar operacionin e shpëtimit në Ukrainë, dhe se aktori kishte rënë dakord.

“Ai tha ‘pa problem’, dhe na ndihmoi të nisnim filmimet,” tha Ballard. “Katër muaj më vonë, ajo që unë mendoja se do ishte ndoshta një dokumentar mbi Ukrainën përfundoi duke qenë një seri dokumentarësh me katër pjesë që gati ka përfunduar.”

Deri në Qershor 2024, dokumentarët e pretenduar ende nuk janë bërë publikë.

Nierob refuzoi të komentonte mbi deklaratat e Ballard, por theksoi se aktori “nuk po financon një dokumentar me disa pjesë të çfarëdolloji.”

Ballard, gjithashtu, konfirmoi për AP se Gibson nuk është përfshirë në dokumentarin në fjalë. “Mel meriton të gjitha meritat për marrjen e iniciativës për të çuar më tej punën kritike që bëjmë,” shkroi Ballard. “Unë jam personalisht mirënjohës për mbështetjen e tij ndërsa punuam në këtë dokumentar, megjithatë lajmet se kjo seri prej katër pjesësh po prodhohet nga zoti Gibson nuk janë të sakta.”