BallinaPremtimeA kanë nisur punimet për aksin që lidh Librazhdin me Peshkopinë?

A kanë nisur punimet për aksin që lidh Librazhdin me Peshkopinë?

Premtimi i përsëritur prej vitesh për ndërtimin e rrugës që lidh Librazhdin me Peshkopinë, jo vetëm që nuk është mbajtur, por ende nuk kanë nisur punimet për disa prej segmenteve. Njëri prej tyre është ai Zgosht-Çerenec, ndërtimi i të cilit do të kushtojë 10 milionë dollarë. Deputeti i qarkut Elbasan Taulant Balla, lajmëroi nisjen e punimeve pak ditë para zgjedhjeve, por BERZH që është financuesi i projektit konfirmoi se ai ende nuk ka nisur.

Në datën 13 prill 2021, disa ditë përpara zgjedhjeve, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin dhe njëkohësiht deputet i këtij qarku, Taulant Balla, në një takim me të rinjtë e Librazhdit ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, u ndal tek investimet e bëra në 7 vite e gjysmë qeverisje nga Partia Socialiste. Në ditët në vijim, sipas Ballës do të nisin punimet për rrugën që lidh Peshkopinë me Librazhdin.

Një muaj pas kësaj deklarate , Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, gjatë një vizite në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë në Librazhd tha:

“Dua ta falënderoj ambasadorin Soreca, por në mënyrë të veçantë Bashkimin Europian dhe Bankën Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim, të cilët janë financuesit e përfundimit të rrugës nga Zgoshti deri tek Ura e Cerenecit. “

 

“Faktoje” komunikoi me Bankën Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim për të mësuar nëse kishin filluar punimet për këtë aks, por në përgjigjen e tyre shkruhet se rruga e cila do të kushtojë 10 milionë dollarë ende nuk ka nisur.

Përgjigjja e Bankës Europiane për ‘Faktoje’

 

Pas kësaj përgjigjeje, “Faktoje” vendosi të bëjë një verifikim në terren, për të parë nëse kishte një shpallje të projektit dhe nëse punimet kishin filluar, sipas deklaratës së Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.  Nga ajo çfarë gjetëm në terren konstatuam se punimet jo vetëm që nuk kishin nisur, por në disa segmente rruga kishte rrëshqitje, duke u kthyer në rrezik serioz për drejtuesit e automjeteve.

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, që lidh Librazhdin me Peshkopinë

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, që lidh Librazhdin me Peshkopinë

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, që lidh Librazhdin me Peshkopinë

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, që lidh Librazhdin me Peshkopinë

 

Një tjetër problem ishte edhe mungesa e  tabelave sinjalizuese për segmentet e rrugës që kishin pësuar rrëshqitje, ndërkohë që drejtuesit e automjeteve duhet të ndanin të njëjtën korsi.

Ndërtimi i rrugës Librazhd-Peshkopi është një premtim i përsëritur ndër vite.

Në 24 maj 2015 ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani gjatë një vizite në parkun kombëtar të Shebenikut premtoi se rruga do të ndërtohej së shpejti dhe se ai vetë do të lobonte që ky investim të konkretizohej sa më shpejt, pasi do të ishte një shtysë e madhe për turizmin në vend.

Lexo edhe:

Rrugët rurale në Librazhd as po mirëmbahen e as po riparohen

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img