BallinaPertejA duhet shpallur gjendja e emergjencës? Prençi: Qeveria është vonë duhej ta kishte shpallur

A duhet shpallur gjendja e emergjencës? Prençi: Qeveria është vonë duhej ta kishte shpallur

Gjatë ditës së martë janë shënuar të paktën 20 viktima, ndërkohë që vijonë operacionet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e shkaktuara nga tërmeti në Thumanë dhe Durrës.  Në spitalet e Tiranës dhe Durrësit mbi 600 të plagosur kanë marrë ndihmën mjekësore. Ende nuk dihet numri i saktë i pallateve dhe banesave të dëmtuara apo atyre që janë  të pabanueshme si dhe numri i të pastrehëve. Orët e mbrëmjes i gjetën qindra qytetarë të zonave të goditura nga tërmeti, pranë shesheve apo stadiumeve ku janë ngritur çadra.

Por kur shpallet gjendja e emergjencës dhe cfarë parashikon ligji për mbrojtjen civile?

“Faktoje” iu referua Kushtetutës dhe ligjit 45/2019 “Për mbrojtjen civile” i miratuar në 18 korrik të këtij viti nga Kuvendi i Shqipërisë.

Neni 170, pika 1 e Kushtetutës së Shqipërisë  tregon se kur shpallet gjendja e emergjencës.

Në ligjin për “Mbrojtjen civile” neni 3 përkufizon elementët kur bëhet e domosdoshme mbrojtja civile dhe kur kemi të bëjmë me emergjencë civile.

I njëti ligj në nenin 39 përcakton se gjendja e fatkeqësisë natyrore vendoset nga Këshilli i Ministrave.

“Faktoje” pyeti ish drejtuesin e Emergjencave Civile, Shemsi Prençi nëse duhej të ishte shpallur gjendja e emergjencës. Ai u përgjigj se qeveria është e vonuar dhe duhej ta kishte shpallur tashmë gjendjen e emergjencës së pjesshme, për zonat që u goditën nga pasojat e rënda të tërmetit. Edhe në një sondazh që “Faktoje” zhvilloi, 97%  e votuesve ndanin të njëjtin opinion.

Foto nga sondazhi i hapur ne “Faktoje”

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img