Turi i Performancës në Shkodër

6

Kur flitet për kopshte, çerdhe, pastrimin e qytetit dhe përdorimin e taksave, qytetarët duhet të dinë shifrat, jo vetëm premtimet.

Në emisionin “STUDIO E HAPUR” në Star Plus TV në Shkodër u fol për rëndësinë e matjes së performancës së bashkive dhe pse raportet e performancës duhet t’u interesojnë qytetarëve, gazetarëve dhe shoqërisë civile, si dhe si mund të përdoren shifrat për të advokuar, për të përmirësuar dhe për të prioritizuar investime të reja.