AMA sjell për herë të parë rregullatorët europiane të medias në Tiranë

Delegacione nga 42 vende europiane diskutojnë sfidat e tregut mediatik dhe standardet e BE-së

320
Ne foto: Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi

Jona Cenameri

Për herë të parë, Shqipëria po pret mbledhjen e Platformës Europiane të Autoriteteve Rregullatore (EPRA), rrjeti më i madh i rregullatorëve të medias në Europë. Në konferencën e 63-të të saj, organizuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, marrin pjesë delegacione nga 42 vende europiane për të diskutuar sfidat e tregut mediatik, platformat digjitale dhe standardet europiane për median audiovizive.

Në hapje të konferencës, kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, prezantoi strategjinë e institucionit për periudhën 2024-2026 dhe ndryshimet ligjore që synojnë harmonizimin e legjislacionit shqiptar me kuadrin europian, përfshirë EMFA, AVMSD dhe DSA.

Ajo u ndal edhe te regjistri i transparencës së pronësisë së medias audiovizive, që sipas AMA-s identifikon përfituesit fundorë të mediave dhe është publikisht i aksesueshëm.

Ne foto: Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi

Krasniqi tha se gjatë 5 viteve të fundit AMA ka marrë rreth 550 vendime, mbi 60% unanimisht.

Sipas saj, institucioni ka vendosur 38 gjoba për shkelje të përmbajtjes dhe 44 të tjera për pirateri televizive, me një vlerë totale mbi 80 milionë lekë.

Në konferencën e EPRA-s në Tiranë u diskutua edhe aksesueshmëria e personave me aftësi të kufizuara në transmetimet audiovizive.

Konferenca e EPRA-s zhvillohet në një moment kur debati për pluralizmin mediatik, sigurinë e gazetarëve dhe transparencën e tregut të medias mbetet ende i hapur në Shqipëri.

Artikulli paraprakTuri i Performancës në Shkodër
Artikulli tjetërHanta nuk do të thotë mashtrim në gjuhën hebreje
Jona Cenameri
Jona Cenameri është gazetare, fact-checker. Ajo ka përfunduar studimet në degën Gazetari dhe Komunikim në Universitetin e Tiranës, ku u vlerësua me certifikatë ekselence për arritjet akademike. Punon në Faktoje.al, ku merret me verifikimin e deklaratave publike dhe me shkrime hulumtuese mbi çështje me interes publik. Përvoja e saj profesionale përfshin gazetari investigative, raportim të thelluar dhe ndërkufitar, si edhe monitorim e analizë mediatike, përmes bashkëpunimeve me ACQJ, BIRN Kosovo, IDMC, Thomson Media dhe Canal France International. Në vitin 2024 fitoi çmimin e parë në konkursin “Memoria dhe të Drejtat e Njeriut”, ndërsa në vitin 2025 ishte pjesë e ekipit fitues të konkursit rajonal të CFI-së “Balkan Voices 2”. Ajo është gjithashtu përfituese e bursës së KAS Media Programme South East Europe, e akorduar për studentë të talentuar të gazetarisë.