.

.

BallinaPremtimeVeliaj shkel premtimet për lejet e ndërtimit

Veliaj shkel premtimet për lejet e ndërtimit

KLEVIS PALOKA

Sa të jem unë kryetar i Bashkisë së Tiranës, nuk do të ketë leje ndërtimi tek qendra “Don Bosko”, kështu premtonte në fushatën elektorale të vitit 2015, kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me banorët e kësaj lagjeje.

Duke u nisur nga ky premtim “ Faktoje”, vendosi të monitoronte nga afër situatën në në qendrën “Don Bosko”, për të parë nëse kryebashkiaku Veliaj e kishte mbajtur premtimin sipas së cilit në këtë zonë nuk do të jepej asnjë leje ndërtimi.

Nga monitorimi i kryer në terren nga “Faktoje”, rezulton të mos jetë aspak kështu pasi në qendrën “Don Bosko” janë dhënë leje ndërtimi dhe po ndërtohen 4 pallate të reja që mund të shihen dhe evidentohen lehtësisht.

 

Të njëjtën gjë premtoi në një tjetër deklaratë kreu i bashkisë por për një tjetë zonë në Tiranë. Në një intervistë para zgjedhjeve të qershorit të 2015-ës në “Opinion”, kryebashkiaku Veliaj premtonte se tek diga e Liqenit gjithashtu nuk do të kishtë më ndërtime. Edhe pse leja e ndërtimit ishte dhënë nga kryetari i atëhershëm i Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha, kryetari aktual premtonte se nuk do lejohej kurrësesi që të ndërtohej në atë zonë.

Sërish “Faktoje” vëzhgoi nga afër situatën në terren dhe pamjet tregojnë të kundërtën pasi në këtë zonë po ndërtohet një projekt gjigand prej 5 kullash. Duket qartë se Veliaj nuk i ka mbajtur premtimet e tij dhënë para 4 vitesh.

Duke qënë se nga vëzhgimet e “Faktoje’’ rezulton se në të dyja zonat e sipërpërmendura janë dhënë leje ndërtimi dhe po lartësohen pallate shumëkatëshe madje, premtimet e Veliajt do t’i kategorizojmë TË PAMBAJTURA.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img