.

.

BallinaPremtimeTë pambajturaVeliaj: Fillimi i vitit të ri do na gjëje me punimet në bllokun “Abdyl Frashëri”

Veliaj: Fillimi i vitit të ri do na gjëje me punimet në bllokun “Abdyl Frashëri”

Në nëntor të vitit të kaluar Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj, premtoi nisjen e punimeve në fillim të 2021-t në bllokun e banimit në rrugën “Abdyl Frashëri”, zona pas Gardës së Republikës dhe shkollës “Petro Nini Luarasi”. Tre muaj pas kësaj deklarate, nga verifikimi në terren dhe konfirmimi i burimeve zyrtare në Bashkinë Tiranë, punimet për rehabilitimin e zonës ku bie në sy gjendja shumë e keqe e rrugëve, ende nuk kanë filluar. Banorë të kësaj lagjeje, i thanë Faktoje se nuk ishin në dijeni për nisjen e një projekti të tillë.


Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj më 25 nëntor të vitit të kaluar, në një intervistë televizive, deklaroi:

“Është projekti ynë i radhës tek njësia 5, fillimi i vitit të ri do na gjejë me punime, për ato që nuk e dinë se ku është Abdyl Frashëri i referohemi të gjithë bllokut pas Gardës dhe bllokut pas shkollës “Petro Nini Luarasi”. Ne kemi planifikuar aty 425 vende parkimi, disa kënde lodrash, pra do i hyjmë me themel të gjithë këtij blloku”.

Më 17 shkurt 2021, Faktoje, me anë të një kërkese për informacion pyeti në Bashkinë Tiranë lidhur me projektin e rrugës “Abdyl Frashëri” dhe në cilën fazë është zbatimi i këtij projekti.

                               Kërkesë për informacion drejtuar Bashkisë Tiranë, 17 shkurt 2021

                                                           Përgjigje e Bashkisë Tiranë, 3 mars 2021

 Bashkia Tiranë në përgjigjen që i ktheu Faktojes konfirmon se projekti për rikualifikimin e bllokut në fjalë është ende në fazë prokurimi:

Rikonstruksioni i rrugës “Abdyl Frashëri” është pjesë e projektit “Rikualifikimi urban i bllokut që kufizohet nga rruga “Sami Frashëri”-Abdyl Frashëri”- “Dëshmorët e 4 Shkurtit” dhe “Dora Distria”. Ky projekt është në proces prokurimi dhe në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik do të gjeni të gjithë informacionin e kërkuar nga ana juaj.

Në 12 mars ne shkuan pranë bllokut “Abdyl Frashëri”, ku vëreheshin dëmtime të theksuara të rrugëve në këtë zonë, për të cilat edhe banorët shprehen të shqetësuar.

“Rruga Abdyl Frashëri, pallati 4 është tamam si në vitët 1938, rrugët nuk janë bërë, pusetat nuk janë bërë, ujrat e zeza dalin përsipër”.

E vetmja ndërhyrje që vërejtëm ishte gërmimi në një prej rrugëve, por që nuk ka lidhje me projektin në fjalë, Faktoje pyeti për mjetin e ndodhur në foto, por puntorët na pohuan se po bënin mbylljen e një grope një rrugë.

                                                Rruga Abdyl Frashëri, blloku pas gardës, 12 mars 2021

“Kjo rrugë është shumë keq, dëmtohet shumë makina dhe unë kaloj përditë këtej, gjatë kohës me shi bëhet me pellgje uji edhe thellohet më shumë gropa. Kështu ka qenë situata që në muajin dhjetor të vitit që lamë pas.” -i tha Faktojes D.F.

“Faktoje” vëzhgoi edhe disa prej hapsirave ndërmjet pallateve të bllokut “Abdyl Frashëri” ku konstatohet lehtesisht degradimi i infrastrukturës.

                                                            Rrugët lidhëse në bllokun “Abdyl Frashëri”

                                              Rrugë e dëmtuar në bllokun “Abdyl Frashëri”, 12 mars 2021

Një zonjë e cila nuk pranoi të identifikohej tha për Faktoje:

“Nuk kemi dëgjuar për këtë projekt që do bëhet, asnjë punim nuk ka në lidhje më këtë, rrugët janë të prishura, në kohët me shi e kemi shumë më të veshtirë, sepse na duhet të çojmë fëmijet në kopsht apo shkollë”.

                          Rruga pranë njësisë Administrative numër 5, blloku “Abdyl Frashëri” 12 mars 2021

Nga verifikimi i kryer në terren dhe përgjigjja që morëm nga Bashkia Tiranë, vendosëm që deklaratën Kryebashkiakut Veliaj, për fillimin e punimeve në bllokun e banimit “Abdyl Frashëri”, në fillim të këtij viti ta kategorizojmë si premtim të pambajtur.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img