Bashkia Berat, në bashkëpunim me Faktoje dhe në kuadër të projektit “Bashki të Forta”, organizoi aktivitetin “Performanca që nxit transparencë: bashki, media, qytetarë”.
Ky aktivitet promovues kishte për qëllim të nxisë një diskutim të hapur mbi të dhënat e raportit të performancës së bashkisë, të shpjegojë për qytetarët procesin e hartimit dhe rëndësinë e këtij instrumenti, si dhe të rrisë njohuritë dhe ndërgjegjësimin mbi dobinë e tij.
Në takim morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë dhe qytetarë, të cilët u angazhuan në një dialog të hapur mbi raportet e performancës dhe rolin e tyre në përmirësimin e shërbimeve publike. Gjatë aktivitetit u shpërndanë materiale promovuese dhe informuese për qytetarët, me synim rritjen e njohurive mbi raportet e performancës vendore dhe përdorimin e tyre në interes të komunitetit.






