BallinaFaktometerPa kategoriTritan Shehu: Qytetarët që bëjnë testin e marrin përgjigjen me telefon, jo me dokument zyrtar

Tritan Shehu: Qytetarët që bëjnë testin e marrin përgjigjen me telefon, jo me dokument zyrtar

Ndërsa numri i personave të infektuar me Covid-19 pëson rritje, shtohen edhe pretendimet për mënyrën sesi po menaxhohet situata nga institucionet e shëndetësisë dhe transparencën.  Ish deputeti i PD, njëherësh edhe ish ministër i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ngriti si shqetësim se qytetarët që  rezultojnë të prekur me Covid-19 pas testit, nuk njoftohen me dokument zyrtar por përmes telefonit. Kur Faktoje kërkoi nga institucionet shëndetësore sesi bëhej njoftimi, morëm përgjigje të ndryshme, ndërsa në faqet e tyre në internet nuk gjendet i publikuar ndonjë sqarim zyrtar për këtë proces.

 

Të dhënat e fundit për Covid-19 në vendin tonë:

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu u shpreh se qytetarët të cilët bëjnë testin e marrin përgjigjen e këtij të fundit përmes telefonit, pa u pajisur me një dokument zyrtar.

Pas kësaj deklarate “Fakoje” komunikoi me ish-deputetin Shehu për të mësuar burimin e informacionit ku ai ishte bazuar.

Sipas zotit Shehu, kjo ishte mënyra sesi veprohej, ndërsa kur I kërkuam një rast konkret për ta ilustruar, nuk morëm përgjigj prej tij.

Pasi nuk morëm përgjigje nga ish-deputeti Shehu, “Faktoje” iu drejtua Ministrisë së Shëndetësisë me një kërkesë për informacion për të mësuar sesi informohen qytetarët për rezultatet e testit, por ende nuk kemi ndonjë përgjigje.

Të njëjtën pyetje ia drejtuam Institutit të Shëndetit Publik . Sipas këtij institucioni personat e testuar marrin një përgjigje përmes një dokumenti zyrtar.

“Faktoje” u përpoq të komunikonte me secilën prej Njësive vendore të Kujdesit Shndetësore në rrethe, por deri sot kemi përgjigje vetëm nga NjVKSH Pogradec, sipas të  cilës të testuarit e marrin përgjigjen vetëm përmes telefonit.

Hapi I radhës ishte komunikimi me Mjekun Epidemiolog Pëllumb Pipero, njëkohësisht anëtar I Komitetit Teknik për pandeminë nga Covid-19. Edhe Pipero u shpreh i paqartë për mënyrën sesi njoftoheshin të testuarit.

Po ashtu Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se njoftimi si telefonik apo shkresor jepet nga epidemiologët, por pa sqaruar nëse këto janë të dyja rrugë zyrtare të komunikimit të rezultatit.

Në faqen zyrtare të ISHP nuk ndonjë informacion të publkuar për mënyrën sesi njofohen qytetarët për përgjigjen e testimeve, por vetëm orientim se cfarë duhet të bëjnë qytetarët të cilët dyshojnë se kanë siptoma të Covid-19.

Pasi verifikimit të kryer, deklaratën e ish deputetit të PD Tritan Shehu, do ta vlerësojmë pa kategori.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img