.

.

BallinaFaktometerE vërtetëTregu i Kombinatit ‘ok’ me masat, por çfarë ndodh në tregjet e tjera në Tiranë

Tregu i Kombinatit ‘ok’ me masat, por çfarë ndodh në tregjet e tjera në Tiranë

Inva Hasanaliaj & Marjo Brakaj

Në tregun e fruta-perimeve në zonën e ish Kombinatit “Faktoje” verifikoi masat kundër përhapjes së koronavirusit të artikuluara nga kryebashkiaku Veliaj. Por kur vëzhgua, tregjet në zona të tjera të Tiranë, në rrugën e Kavajës, Don Bosko dhe Pazar i Ri, vumë re një neglizhencë të respektimit të masave nga vetë blerësit.

 

“Hyrja në treg do të bëhet nëpërmjet një pike kontrolli, ku do të ketë dezinfektantë, ndërkohë që edhe lëvizja njëkalimshme nëpër dyqanet brenda tregut do të jetë e kontrolluar”

Kjo deklaratë është dhënë nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës   Erion Veliaj në datën 5 prill , gjatë inspektimit të masave të reja të marra në tregun më të madh të zonës së Kombinatit.

Ai shpjegoi se secili prej tregtarëve do të ketë një pullë të verdhë në pragun e subjektit tregtar dhe nga ajo pikë  blerësi do të mund të komunikojë me shitësin për blerjet.” Hyrja në treg do të bëhet nëpërmjet një postblloku: kushdo që hyn dezinfektohet, kalojnë me radhë një nga një. “-tha Veliaj gjatë inspektimit.

Një ditë më pas “Faktoje” shkoi në tregun e Kombinatit për të verifikuar masat e artikuluara nga kryebashkiakut Veliaj. Masa e parë që identifikuam ishte vendosja e një postblloku në këtë zonë.

 

Po ashtu përpara çdo subjekti ishin vendosur pikat e verdha për ruajtien e distancës.

 

Nga verifikimi në terren kuptuam se në tregun e Kombinatit po zbatohen masat parandaluese dhe mbrojtëse kundër përhapjes së Covid-19. Por teksa vijuam vëzhgimin tonë në tregje të zonave të tjera të Tiranës, situata ishte krejt tjetër sa i përket masave kundër koronavrusit. Në disa prej tyre kishte prani të madhe e qytetarëve që nuk respektojnë distancën apo duke prekur produktet pa doreza.

Tregu në zonën e rrugës së Kavajës

 

““Faktoje” ishte edhe në tregun e fruta-perimeve në “Don Bosko”. Përveç udhëzimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për ruajtjen e frutave dhe perimeve në kontenierë plastike, pjesa tjetër respektone masat e ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së “Covid-19”.

Forca të Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Policia Bashkiake si dhe Forcat e Armatosura ishin “dislokuar” për mbarëvajtjen dhe respektimin e hapësirës nga qytetarët.

 

Po ashtu në zonën e Pazarit të ri bëmë një vëzhgim ku pamë se distanca nuk respektohej nga blerësit pavarësisht thirrjeve të tregtarëve.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img