.

.

BallinaAktiviteteTrajnimi nga Faktoje për ligjin e të Drejtës për Informim në Durrës

Trajnimi nga Faktoje për ligjin e të Drejtës për Informim në Durrës

Gazetarë dhe koordinatorë u bënë pjesë e trajnimit të Faktoje që u mbajt më 20 shtator në qytetin e Durrësit. Takimi u shoqërua me diskutime në lidhje me zbatimin e ligjit për të Drejtën e Informimit dhe ndryshimet që parashikohen të bëhen.

————————————————————-

Trajnimi i radhës mbi zbatimin e “Ligjit Për të Drejtën e Informimit” u mbajt më 20 shtator në qytetin e Durrësit. Koordinatorë për të drejtën e informimit të institucioneve në Durrës si dhe gazetarë u bënë pjesë e trajnimit, me qëllim informimin mbi ndryshimet e parashikuara në këtë ligj.

Gjatë takimit u diskutuan një sërë çështjesh që lidhen me ligjin për të drejtën e informimit dhe zbatimin e tij. Elona Hoxha, Drejtore e Përgjithshme në Drejtorinë për të Drejtën e Informimit iu përgjigj interesit të pjesëmarrësve mbi këto tematika.

Pamje nga trajnimi i zhvilluar në Durrës

Ajo theksoi edhe rastet kur kufizohet e drejta e informimit. “E drejta e informimit kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse dhënia e informacionit dëmton interesa si: të drejtën për një jetë private; sekretin tregtar; të drejtën e autorit; patentat”, bëri të ditur zonja Hoxha.

Pamje nga trajnimi i zhvilluar në Durrës

Një prej shqetësimeve që u ngrit nga gazetarwt, gjatë trajnimit lidhej me vonesat në përgjigjet e kërkesave për informacion dhe insitucionet përgjegjëse që duhet të marrin përgjegjësinë në raste të tilla.

Ndërkohë, drejtorja e Përgjithshme në Drejtorinë për të Drejtën e Informimit u shpreh se në ndryshimet e propozuara në ligj parashikohet mbështetje për koordinatorët, pasi qëllimi kryesor është përmirësimi i rolit të tyre.

Pamje nga trajnimi i zhvilluar në Durrës

Faktoje, në bashkëpunim me zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit po vijon trajnimet me koordinatorë, gazetarë dhe studentë të gazetarisë si pjesë e projektit “Forcimi i gazetarisë Fakt-Verifikuese në Shqipëri”, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta.

Pamje nga trajnimi i zhvilluar në Durrës

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img