Gjashtë vite pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, pallati 71 në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’ në lagjen ‘Besëlidhja’ (ish BKT) në Lezhë nuk është rindërtuar. Shtatë familje ende vijojnë të pa streha pavarësisht se fondet për rindërtimin e objektit kanë një vit të buxhetuara.

Bashkia e Lezhës miratoi në buxhetin e këtij viti mbi 76 milionë lekë për pallatin. Deri në muajin nëntor 2025, procesi i rindërtimit nuk kishte nisur sepse duhej një vendim i Këshillit të Ministrave që përcaktonte Bashkinë si njësinë zbatuese për projektin.
Në nëntor të 2025, Këshilli i Ministrave konfirmoi për Faktoje se nuk kishte vendim.
Por ngërcci institucional është zgjidhur këtë fillimviti. Bashkia Lezhë tha për Faktoje.al se është lidhur kontrata dhe është në pritjes të marrjes së lejes së ndërtimit.
“Sapo të mbyllet kjo procedurë sipas afateve ligjore do të fillojë edhe puna për rindërtimin e këtij pallati.”- argumenton Bashkia e Lezhës.
Pesë familje të pallatit vijojnë të marrin bonusin e qirasë, i cili do të vazhdojë deri në përfundimin e objektit.
“Vlera e bonusit të qirasë ndryshon sipas numrit të pjesëtarëve të familjes,”- sqaron Bashkia.
Referuar të dhënave zyrtare, në Bashkinë Lezhë janë rindërtuar 5 pallate, ku janë strehuar 180 familje, ndërsa 14 banesa individuale janë rindërtuar nga donatorë dhe 175 banesa individuale janë rindërtuar nga vetë banorët përmes granteve të rindërtimit.
Megjithatë, 50 familje ende nuk janë strehuar përfundimisht dhe vazhdojnë të trajtohen me bonus qiraje.
Bashkia Lezhë thekson se është angazhuar të përfundojë sa më shpejt të gjithë procesin e rindërtimit, duke bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë përgjegjëse për rindërtimin, megjithëse ende nuk ka një afat të saktë për përmbylljen e punimeve për rastet e mbetura.
Përfundim
Fillimisht, rindërtimi i Pallatit 71 në Lezhë u mor përsipër nga Fondacioni Firdeus, përmes një marrëveshje të nënshkruar me Bashkinë e Lezhës.
Palët nuk gjetën dakordësi, dhe Bashkia thotë se Fondacioni u tërhoq nga financimi pa dhënë arsyet. Pas kësaj, Bashkia miratoi fondet për vitin 2025, por punimet nuk nisën sepse pritej një vendim i Këshillit të Ministrave që ta caktonte institucionin si njësinë zbatuese për rindërtimin. Këtë vit, Bashkia e Lezhës thotë se ka lidhur kontratën dhe është në pritjes të marrjes së lejes së ndërtimit.
Bazuar në informacionet e mbledhura, premtimin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, për rindërtimin e pallatit 71 në lagjen Besëlidhja, do ta kategorizojmë të mbajtur.
Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.
Ky artikull ka pësuar ndryshime duke reflektuar informacionet e fundit të vëna në dispozicion nga Bashkia e Lezhës.
Fillimisht, kur artikulli u publikua në nëntor 2025, premtimi i kryebashkiakut u vlerësua si pjesërisht i mbajtur.
Në janar 2026, bazuar në informacionet e reja të Bashkisë Lezhë mbi lidhjen e kontratës dhe pritjes së lejes për ndërtim, kategorizimi i premtimit u ndryshua në: Premtim të mbajtur.
Përditësuar më 29/01/2026

“Faktoje” është një organizatë jo politike, transparente dhe e pavarur. Përzgjedhja për “fact-check” e deklaratave dhe premtimeve të politikanëve, zyrtarëve publikë dhe subjekteve që përfitojnë nga fondet publike, bëhet në bazë të ndikimit që ato kanë në jetën e qytetarëve.