Në shkurt të vitit 2018, u lançua shërbimi i parë i verifikimit të fakteve, Faktoje në Shqipëri. Ky projekt u mbështet nga Usaid dhe u zbatua nga organizata Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën Kombëtare për Studime Sociale (NCCS).
Prej shtatorit të vitit 2019, qendra “Faktoje” zhvillon veprimtarinë e saj si një organizatë e pavarur mediatike, e financuar nga disa donatorë.
Klodiana Kapo
Drejtuese ekzekutive
Klodiana Kapo i është bashkuar skuadrës së “Faktoje” në pozicionin e Drejtoreshës Ekzekutive. Ajo vjen në këtë pozicion pas një eksperience trevjeçare si Menaxhere e Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikimin në Organizatën Ndërkombëtare për fëmijë World Vision, ku së fundmi u vlerësuar nga zyra Globale, me çmimin “Global Brand Award”. Znj, Kapo vjen në “Faktoje” pas një karriere 16 vjeçare në mediat më të njohura në vend ku ka raportuar kryesisht çështjet sociale e më konkretisht edukimin dhe sistemin arsimor, shëndetësinë, zhvillimin e rinisë, etj. Në karrierën e saj, Znj. Kapo ka punuar si gazetare në Top Channel (ku numëron dhjetëra dokumentarë dhe histori personale), ka pasur rubrikën e saj të përjavshme në gazetën “Shqip”, dhe ka punuar si kryeredaktore në Televizionin Publik Shqiptar.
Klodiana numëron ndërkohë edhe një sërë fushatash të suksesshme ndërgjegjësimi për organizata jo qeveritare lokale dhe ndërkombëtare, si dhe është bashkautore në dy libra.
Nevila Gjata
Kryeredaktore
Nevila (Perndoj) Gjata iu bashkua Stafit të Faktoje.al si kryeredaktore në këtë media Ajo vjen në këtë pozicion pas një përvoje 24 vjeçare si gazetare në median e shkruar: “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Mapo”, më pas online GazetaSi.al (në disa prej tyre edhe redaktore politike) si dhe bashkëpunëtore e jashtme për Revistën “Mapo”. Dy vitet e fundit ka qenë bashkëpunëtore e jashtme e Faktoje.al. Ka bashkëpunuar gjithashtu në të kaluarën me Zyrën GIZ Tirana “Programi Migrimi për Zhvillim”. Ajo ka mbuluar zhvillimet politike në vend në këtë çerek shekulli, ka realizuar intervista me personazhe kyç dhe profile të tyre, si dhe ka përgatitur analiza për zhvillimet politike në vend, rajon dhe botë.
Aimona Vogli
Menaxhere Editoriale
Aimona Vogli është Menaxher Editorial pranë Faktoje.al prej qershorit 2021. Aimona i bashkohet ekipit të Faktoje pas një eksperience 13-vjeçare në media, atë televizive, të shkruar e digjitale, por dhe pas një eksperience 3-vjeçare, si pjesë e shoqërisë civile në sektorin e Komunikimit & PR.
Aimona e ka nisur karrierën e saj në 2005 në Gazeta Shqiptare, si gazetare ku ka mbuluar ndër të tjera çështjet sociale. Prej vitit 2010 Aimona ka qenë pjesë e Televizionin Kombëtar Klan, ku ka punuar si gazetare për disa programe televizive dhe më pas redaktore përgjegjëse e programit të pasdites “Rudina” me autorësi të Rudina Magjistarit. Për dy edicione radhazi (2015-2016) Aimona ka mbuluar dhe pozicionin e gazetares dhe përgjegjëse për Marrëdhëniet me Shtypin, për Festovalin Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”.
Silvana Gjermeni
Manaxhere Finance/Administrate
Silvana Gjermeni është pjesë e “Faktoje” që prej 2019. E diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Dega Financë-Kontabilitet, Universiteti i Tiranës ajo zotëron dhe një master pasuniversitar në po të njëjtën degë. Ajo ka një eksperiencë mbi 10 vjeçare si pjesë e shoqërisë civile, në departamentet e prokurimit, administratës dhe financës, si dhe një eksperiencë 5 vjeçare në sistemin bankar.
Ilda Hoxha
Gazetare
Ilda Hoxha (Koçi) është gazetare e Faktoje që prej shtatorit të vitit 2021. Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.
Esmeralda Topi
Redaktore
Esmeralda Topi është gazetare pranë qendrës Faktoje prej vitit 2022. Ajo ka punuar si gazetare ekonomie që nga viti 2010, në televizion, shtypin e shkruar dhe atë online. Esmeralda ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës për “Gazetari”. Në të njëjtin fakultet ajo ka kryer edhe studimet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”.
Barbara Halla
Studiuese/gazetare
Barbara Halla është një studiuese dhe gazetare/shkrimtare e fokusuar në dizinformimin në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor. Para se t’i bashkohej Faktojes, ajo ka shërbyer si redaktore për faqen angleze të Exit News. Shkrimet e saj janë publikuar në Euractiv, Respublica, Europe Now dhe World Literature Today. Që nga viti 2017, ajo ka qenë gjithashtu pjesë e bordit redaktues të “Asymptote”, një revistë letrare ndërkombëtare që fokusohet në letërsinë në përkthim në anglisht, ku aktualisht shërben si redaktore kritike. Barbara ka bashkëpunuar gjithashtu me “Trashëgimi Kulturore pa Kufij” për të krijuar një shtëpi përkujtimore për Musine Kokalarin dhe ka shkruar për rrënjët kulturore të dhunës seksuale në Shqipëri për Politikja, një revistë akademike. Ajo ka diplomuar në Histori në Harvard dhe ka jetuar dhe punuar në Tiranë, Kembrixh dhe Paris.
Patris Pustina
Gazetare
Patris Pustina, përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.
Jona Plumbi
Gazetare
Jona Plumbi është gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Atdhe Mulla
Multimedia
Atdhe Mulla është fotograf. Puna e tij fokusohet në peizazhin në shndërrim të vazhdueshëm të Kosovës së pas luftës së vitit 1999. Vepra e tij ka qenë pjesë e ekspozitave kolektive në Pragë, Bratislavë dhe Prishtinë, si dhe është botuar në shumë revista dhe botime artistike si Revista e Fotografisë Dokumentare “Ojo de Pez”, Madrid dhe “Revolver Revue” një revistë tremujore e cila fokusohet në veprën e artistëve bashkëkohorë që punojnë në Republikën Çeke. Ai është diplomuar në departamentin e Fotografisë pranë Shkollës së Filmit dhe Televizionit të Akademisë së Arteve (FAMU) në Pragë.