Faktoje është anëtare aktive e Rrjetit Ndërkombëtar Fact-Checking (IFCN) që prej janarit të vitit 2020 firmëtare e Kodit të Parimeve, pjesë e Anti Disinformation Network në Ballkan prej datës 2 prill të vitit 2020 dhe anëtare e EFCSN Rrjetit Europian i Stadardeve të Fact-Checking). Faktoje është e dedikuar në luftën ndaj dezinformimin jo vetëm përmes fact-checking, por edhe përmes edukimit mediatik, trajnimeve, punës kërkimore dhe bashkepunimit me qytetarë, media, organizata të shoqërisë civile dhe kompani. (Kliko këtu për projektet tona).
Lexo më shumë për metodologjinë e tonë (këtu)
- Ne mbledhim dhe verifikojmë deklaratat e zyrarëve publikë nga i gjithë spektri politik duke monitoruar:
- gazetat kryesore print ose online, kombëtare dhe lokale;
- agjencitë kryesore të lajmeve;
- faqet e internetit dhe profilet e rrjeteve sociale të përfaqësuesve politikë;
- faqet e internetit të partive
- faqet e internetit të ministrive dhe qeverisë
- Youtube dhe platforma të tjera video.
- Metodologjia e “Faktoje” udhëheq ekipin në përzgjedhjen e deklaratave për verifikim bazuar në rëndësinë dhe rezonancën e tyre në debatin publik dhe politik. Shmangim njëanshmërinë dhe përqendrimin në një politikan apo parti të vetme.
- Zgjedhim vetëm deklarata që bazohen në fakte ose të dhëna të verifikueshme.
- Citojmë deklaratën pikërisht ashtu siç është raportuar nga burimi duke e ilustruar me lidhjet e artikullit/videos/screenshot në mënyrë publiku të kontrollojë vetë deklaratën.
- Kur verifikojmë të dhënat citojmë burimet mbi të cilat bazojmë vlerësimet tona, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi t’i kontrollojnë.
– Metodat kërkimore
- Pyesim personin që ka bërë deklaratën se mbi ç’fakte e bazon atë
- Është e drejtë themelore ta vësh në dijeni subjektin se po verifikon deklaratat e tij/saj. “Faktoje” përzgjedh për “fact-checking” vetëm deklarata të bëra publikisht.
- Kërkojmë informacion zyrtar nga institucionet publike
- “Faktoje” kontakton institucionet publike bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
- U referohemi mediave për fakte mbi çështjen
- Kërkojmë se çfarë kanë gjetur mediat e tjera para nesh. Ky kërkim mund të ndihmojë me fakte apo prova të reja në lidhje me verifikimin e deklaratës.
- Përdorim motorët e kërkimit online
- Gjatë verifikimnit kërkojmë për të dhëna në Google dhe motorë të tjerë.
- Verifikojmë në terren
- Verifikimi në terren është thelbësor për kategorizimin e premtimeve dhe deklaratave.
- Kërkojmë mendimin e ekspertëve
- Ekspertët kontribuojnë në një shpjegim shterues dhe të qartë të fakteve gjatë verifikimit.
– Kategorizimi i deklaratave
“Faktoje” përdor 4 kategori për deklaratat/ premtimet e verifikuara:
- E VËRTETË – Deklarata është e saktë dhe nuk i munungon fakt domethënës.
- GJYSMË E VËRTETË – Deklarata është pjesërisht e vërtetë dhe i mungojnë detaje të rëndësishme që lidhen me kontekstin
- E PAVËRTETË – Deklarata nuk është e saktë.
- PA KATEGORI – Deklarata rezulton çorientuese për mungesë ose mospërputhje faktesh, ndaj nuk mund të arrihet në një verdikt.
– Publikimi i artikullit fact-checking
Artikulli publikohet pas rishikimit dhe miratimit nga redaktori përgjegjës në web dhe kanalet e tjera të komunikimit të Faktoje.