BallinaProjekteForcimi i gazetarisë fact-checkingRruga e Arbrit vazhdon të zvarritet dhe “gllabërojë” para

Rruga e Arbrit vazhdon të zvarritet dhe “gllabërojë” para

Afatet për përfundimin e projektit madhor të rrugës së Arbrit me vlerë rreth 40 miliardë lekë, po dështojnë njëri pas tjetrit. Njëri prej tyre është ai për segmentin Qafa e Buallit-fillimi i rrugës së Arbrit, që sipas kontratës duhej të ishte gati brenda muajit prill. Kështu kishte premtuar edhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në nëntor 2021. Faktoje konstatoi në terren se punimet ishin ende larg përfundimit, ndërkohë që në mesin e marsit 2022, ka pasur një shtyrje të kontratës së punimeve me dy muaj. Ndërkohë kostot vijojnë të rriten bashkë me numrin e premtimeve të pambajtura.

E përuruar nxitimthi nga Kryeministri Rama, rruga e Arbrit nuk do të shohë përfundimin as këtë pranverë të vitit 2022. Në datën 28 nëntor 2021 gjatë ceremonisë së hapjes së rrugës, Ministrja e Transportit Belinda Balluku u shpreh se kontrata ka afat dorëzimi fundin e prillit 2022.

Pjesë nga njoftimi në faqen zyrtare të Kryeministrisë

Pavarësisht kësaj deklarate, një tender i hapur nga ARRSH në datën 17/03/2022 tregon se punimet do të shkojnë përtej prillit të këtij viti.

*Të dhënat e datës së mbajtjes së tenderit nga ARRSH, të dhënat nga OpenData

Sipas të dhënave nga njoftimi i kontratës, rehabilitimi në aksin rrugor Qafa e Buallit – fillimi i rrugës së Arbërit do të kushtojë 12 milionë lekë të reja (ose 120 milionë lekë të vjetra) ndërsa afati i punimeve do të jetë dy muaj nga lidhja e kontratës, pra në muajin maj.

Faktoje i dërgoi një kërkesë për informacion Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të mësuar se kur parashikohen të përfundojnë punimet për Rrugën e  Arbrit, kërkesë për të cilën presim ende përgjigje.

Sa u ka kushtuar xhepave të shqiptarëve “Rruga e Arbrit”?

Në komunikimin e fundit që Faktoje ka pasur me Ministrinë e Infrsatrukturës dhe Energjisë në datën 19 prill 2021 jemi informuar se vlera e kontratës është 33.6 miliardë lekë, sipas kontratës së miratuar me VKM.

*Përgjigje e Minisrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, 19 prill 2021

Një vit më vonë ARRSH, në një raport publik njofton se vlera aktuale për këtë rrugë është 37.7 miliardë lekë.

Raporti i ARRSH për vitin 2022

*Kërkesa për informacion dërguar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

 

Vëzhgimi në terren

 

Në datën 13 prill 2022 Faktoje shkoi në terren për të parë ecurinë e punimeve në këtë rrugë. Në“Qafën e Buallit” rruga vazhdonte të ishte e papërfunduar.

 

*Pjesë  nga segmenti “Qafa e Buallit”

Ndërkohë punime kryheshin edhe në akse të tjera “Qafa e Murrizit” vazhdonte të ishte kantier punimesh, ndërsa rruga në afërsi të Bulqizës ende nuk kishte nisur.

Tabela orientuese përgjatë rrugës së Abrit, segmenti “Qafa e Murrizit” 13/04/2022

Makineri që punojnë përgjatë segmenit13/04/2022

 

Pjesë nga segmenti “Qafa e Murrizit” 13/04/2022

Pjesë nga segmenti “Qafa e Murrizit” 13/04/2022

 

Historia e premtimeve për “Rrugën e Arbrit”

 

Rruga e Arbrit, një nga akset më të rëndësishme të vendit dhe po aq e premtuar dhe ripremtuar nga qeveritë në ikje dhe ardhje. Faktoje numëron të paktën 13 premtime për përfundimin e saj:

8 qershor 2015Shkëlqim Cani: Nga vjeshta fillon Rruga e Arbrit me tunelin e dytë (Murrizi), ky është premtimi kryesor që kemi dhënë për Qarkun e Dibrës.

30 dhjetor 2016Rama: Do ta mbaroj unë si kryeministër, Rruga e Arbrit është në proces.

12 prill 2017Rama në Facebook: Projekti i parë i Programit Kombëtar 1 Miliardë për Rindërtim hyri sot në fazën finale: RRUGA E ARBERIT. Pas 25 vjetësh premtime boshe e zhgënjime pas çdo votimi, viti 2017 është viti i nisjes së punës për këtë aks, që e bën Dibrën fqinje të afërt të Tiranës dhe do t’i japë hov zhvillimit ekonomik, social e turistik të një zone të tërë bukurish e burimesh të jashtëzakonshme natyrore, që për çerekshekulli u la në rrënimin e harresës.

30 maj 2017, RamaNë gusht mbyllim kontratën, në shtator fillon puna

14 qershor 2017, Rama në Peshkopi: Rruga e Arbrit që është një zotim solemn i yni do të nisë nga puna me të përfunduar kontrata, procedura është drejt përfundimit dhe brenda shtatorit ne do të fillojmë punën.

30 tetor 2017, Rama: Ministria ka nisur negociatat për termat  e kontratës me kompaninë që rezultoi fituese në garë dhe ne jemi shpresplotë që në harkun e 30-45 ditëve maksimumi kontrata do të finalizohet dhe puna për rrugën e Arbërit do të fillojë për të mos u ndalur më deri në përfundimin e këtij aksi të rëndësishëm.

11 nëntor 2017Gjiknuri në Bulqizë: Vitin tjetër fillojnë punimet dhe në krye të 3 vjetëve maksimumi Dibra do të jetë e lidhur me Tiranën.

7 maj 2018Rama në Lezhë: Them se brenda majit ne do të çelim më në fund kantierin e  Rrugës së Arbrit që do të fillojë dhe nuk do të ndalet më puna deri kur të ketë mbaruar përfundimisht.

15 maj 2018XhaçkaMë në fund kanë ardhur mjetet, për dy javë fillon puna për rrugën e Arbrit, dhe ambicja jonë është që brenda tre viteve Tiranë-Bulqizë që do të lidhet për vetëm 30 minuta të ketë përfunduar.

9 qershor 2018RamaSë shpejti nis puna për një sërë veprash të reja infrastrukturore, Rruga e Arbrit shkurton distancën mes Tiranës dhe Bllatës në vetëm 74 km.

12 qershor 2018Rama në Durrës: Më në fund do ti japim fund 100 viteve ëndrra, heshtje, pritje, premtime, zotime, betime për rrugën e Arbrit .

30 qershor 2020 Belinda Balluku: Rruga e Arbrit gati në pranverë të 2021, projekti nuk ka pengesa

19 Shtator 2020  Elisa Spiropali: Të jesh i sigurtë se para zgjedhjeve do të përfundojë rruga e Arbërit”.

Ndryshe nga ajo çfarë është premtuar 13 herë nga viti 2015, Rruga e Arbërit ende nuk ka mbaruar, ndërsa kostot shtohen për çdo vit që kalon.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img