.

.

BallinaFaktometerE PavërtetëRama: Këtë vit droga është rrafshuar komplet

Rama: Këtë vit droga është rrafshuar komplet

INVA HASANALIAJ

Kryeministri Edi Rama foli në 16/10/2018 në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 për çështje të aktualitetit, ku një prej temave më të debatuara ishte edhe ajo e drogës.

Gazetarët e vendosur përballë kryeministrit përmendën shifra të sasive të drogës së sekuestruar nga policia, ndërsa ky i fundit vazhdonte të kundërshtonte duke thënë se kanabisi është çrrënjosur nga Shqipëria përfundimisht.

“Kanabisi është çrrënjosur nga Shqipëria dhe këtë thotë raporti i Guardia di Finanza i cili dhe vjet ishte i qartë dhe u prit me entuziazëm nga komuniteti ndërkombëtar. Këtë vit është rrafshuar komplet”- tha Rama.

Nisur nga deklarata e kryeministrit “Faktoje” vendosi të kontrollojë të gjitha raportet e Policisë së Shtetit mbi sasinë e drogës së sekuestruar gjatë vitit 2017 dhe gjashtë-mujorin e  parë të 2018.

Është e rëndësishme të theksojmë se kemi filtruar të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit për çdo ditë të vitit, ku vihet re se nuk rezulton asnjë muaj i vetëm pa sekuestrim të lëndës narkotike, kryesisht Cannabis Sattiva.

Të dhënat e filtruara nga “Faktoje” nga faqja zyrtare e Policisë së Shtetit për vitin 2017.

 

Për të qenë të saktë dhe korrekt me deklaratën e kryeministrit, ai shtoi se, ndërkohë mund të kishte tek- tuk sasi droge por që sipas tij, bëhej fjalë për stoqe të së kaluarës.  Për këtë arsye, “Faktoje” vendosi të llogarisë në këtë raport edhe bimët e mbjella të lëndës Cannabis Sattiva të mbjella dhe sasinë e farave të cilat janë tregues se nuk mund të bëhet më fjalë për stoqe.

Sikurse shihet qartë edhe nga tabelat, kultivimi dhe trafikimi i lëndës narkotike jo vetëm që nuk është zhdukur e çrrënjosur por ka vazhduar rregullisht, të paktën për gjashtë-mujorin e parë të vitit 2018. Nisur nga këto të dhëna “Faktoje” vendosi ta kategorizojë deklaratën e kryeministrit Edi Rama “GËNJESHTËR”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img