Shkëputja e Republikës Srpska nga Bosnje Hercegovina është çështje javësh?
Fakt shpjegues: Dodik e ka përdorur shumë herë gjatë viteve kërcënimin për shkëputje nga Bosnje Hercegovina si armë për betejat politike në përmbushje të agjendës së tij.
Greqia vendos veto ndaj integrimit europian të Shqipërisë për shkak të Fredi Belerit?
Fakt shpjegues: Përveç deklaratave të palëve, lajmeve me burime apo qëndrimeve mediatike, nuk ka një dokument zyrtar që vërteton narrativën e ngritur rreth vetos greke ndaj Shqipërisë?
Hetimet për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë vunë nën akuzë vetëm punonjësit fundorë që nuk përditësuan antiviruset?
Fakt shpjegues: Zyra e shtypit në prokurorinë e kryeqytetit konfirmon në përgjigje të kërkesës së “Faktoje” se janë pezulluar hetimet duke mos mundur të përpilohet akuzë zyrtare mbi organizatorët e sulmit që paralizoi shërbimet online qeveritare?
Protestat antiqeveritare në Serbi janë nxitur nga palë të treta si Shqipëria dhe Bashkimi Europian?
Fakt shpjegues: Vuçiç gjithmonë është në kërkim të një armiku të jashtëm sa herë ka ngjarje të rënda. Ideja e lobistëve shqiptarë është prezente në retorikën e tij vite më parë duke i portretizuar si kundërshtarë të interesave serbe por edhe aleancave ndërkombëtare që Serbia ka me Rusinë, Kinën, etj?
Vendimi i Bankës së Kosovës për ndalimin e dinarit serb është në përputhje me ligjet e Kosovës?
Fakt shpjegues: Në vitin 2002 UNMIK dhe Bashkimi Europian i besuan Bankës Qendrore të Kosovës (asokohe BPK) zëvendësimin e monedhës në euro në bashkëpunim me Bankën Qendrore Europiane. Edhe pse nuk është pjesë e Eurozonës, Kosova shpalli ligjërisht euron valutë të vetme zyrtare. Kushtetuta e Kosovës e vitit 2008 përcaktoi ‘si mjet të vlefshëm pagese përdorimin e një valute të vetme’.
Djali në këtë foto është një shqiptar që shërben në ushtrinë e Izraelit?
Fakt shpjegues: Një kërkim me anë të motorit të kërkimit të imazheve Tineye zbuloi se foto e mësipërme nuk tregon ndonjë djalë shqiptar të quajtur Gëzim Palaj. Në të vërtetë, djali në foto është një polic kufitar izraelit i quajtur Asil SaWaed.