.

.

Rrenat e Ballkanit VI

1

Në 2025 për të udhëtuar drejt zonës Shengen shqiptarët kanë nevojë për një vizë e re

Fakt shpjegues: Vetë Bashkimi Evropian, në faqen zyrtare, hedh poshtë përshkrimin e ETIAS si një viza e re që po u imponohet vendeve ku tashmë ato ishin liberalizuar. Bëhet fjalë për një autorizim automatik i cili bëhet i gjithi përmes internetit, ndërkohë që një vizë kërkon më shumë dokumenta, vizitë në konsullatën ose ambasadën e vendit përkatës.

2

Boksierja Imane Khelif u lejua në Lojrat Olimpike 2024 sepse në pasaportë ajo është e regjistruar si grua

Fakt shpjegues: Komiteti i Lojrave Olimpike, i cili vendos mbi të drejtën e altëtëve për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike, bazohet tek pashaporta e atlëtëve. “Boksierja algjeriane ka lindur femër, është regjistruar femër, ka jetuar jetën e saj si femër, ka boksuar si femër, ka pasaportë femër”, tha zëdhënësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Mark Adams në 2 gusht.

3

Ndotja e lumit Seine në Paris sëmuri notarët olimpikë

Fakt shpjegues: Përpara nisjes së Lojërave Olimpike, bashkia e Parisit harxhoi 1.5 miliardë dollarë për pastrimin e lumit. Atleti olmpik Tyler Mislawchuk pranoi që nuk ishte cilësia e ujit, por kushte atmosferike dhe ngareksa e garës, që i shkaktoi të vjella.

4

Njëri ndër personat që po planifikonte një sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift ishte shqiptar

Fakt shpjegues: 19-vjeçari i përfolur si koka e tentativës për atentat në koncertin e Taylor Swift në Vienë, u identifkua si një i ri me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, edhe pse lajmi ende nuk është i konfirmuar me asnjë burim zytar.

5

Kamala Harris ka qenë dikur anëtare e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik.

Fakt shpjegues: Edhe pse mediat publikuan një kartë anëtarësimi të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik që tregon se Harris ka qenë anëtare, formati i kartës i përputhet modelit të faqes ruse Stalinanavas.net, ku çfarëdo përdorues mund të gjenerojë ‘dokumente’ sovjetike, përfshi një urdhër nga policia sekrete Staliniste.

6

Komisioni Evropian nisi hetim për zbardhjen e incidentit të kolapsit të energjisë në rajon

Fakt shpjegues: Hetimi të cilit i referoheshin mediat shqiptare, në fakt nuk ishte nisur nga Komisioni Evropian, por nga ENTSO-E, Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energjinë Elektrike. ENTSO-E është shoqatë bashkëpunimi mes 40 operatorëve evropianë të sistemit të transmetimit që përfaqësojnë 36 vende.