.

.

Rrenat e Ballkanit

1

Prej 1 Tetorit çmimet e Internetit Roaming mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur mesatarisht deri 99%

Fakt shpjegues: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se prej datës 1 Tetor 2023 çmimet e internetit roaming janë ulur mesatarisht deri në 99%. Një verifikim i Faktoje tregon se çmimet e paketave dhe tarifave të internetit roaming të kompanive celulare nuk kishin ndryshuar. Ulja u aplikua vetëm për internetin pay as you go, dhe do të bëhet në 3 faza, që do të marrin disa vite kohë.

2

Bullgaria ushtroi presion ndaj minoritetit maqedonas në Shqipëri që të regjistroheshin si bullgarë në censin e INSTAT

Fakt shpjegues: Publikimet në rrjetin social Facebook tregojnë ndikimin që është ushtruar ndaj banorëve të zonave ku jeton minoriteti maqedonas që të deklarohen si bullgarë në census dhe kërcënimet për mos dhënie apo heqje të shtetësisë bullgare për ata që e kanë fituar këtë të drejtë.

3

Vuçiç përhapi në mediat serbe thashethemin se babai i tij biologjik është një gazetar nga Kosova.

Fakt shpjegues: Teza në fjalë, që përsëritet prej të paktën 10 vitesh, është risjellë në vëmendje nga vetë Vuçiç gjatë fushatës së fundit zgjedhore si strategji për të diskretituar opozitën atje si përhapese të këtij thashethemi.

4

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është pezulluar nga ana e Francës.

Fakt shpjegues: Në 17 tetor gjatë vizitës së tij në Tiranë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është pezulluar nga ana e Francës. Por Këshilli dhe Komisioni Europian konfirmoi për Faktoje se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është i pezulluar dhe asnjë vend anëtar nuk ka kërkuar diçka të tillë nga unioni.

5

NATO alarmohet se Rusia do nisë luftën në Ballkan. Stoltenberg bën tur rajonal për këtë.

Fakt shpjegues: Deklaratat e ardhura nga NATO dhe BE, njohin përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për të shtrirë influencën e saj në Ballkan, por në asnjë moment nuk mbështetën pritshmërinë e nisjes së një lufte në Ballkan.

6

“Albin Kurti po promovon Shqipërinë e Madhe”

Fakt shpjegues: Vizita e kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti në Tetovë dhe Çair të Shkupit u shfrytëzua nga propaganda serbe për të akuzuar Kurtin se po promovon “Shqipërinë e Madhe” e se madje në rrethana të tjera Kurti do të sumonte Serbinë, Malin e Zi apo vetë Maqqedoninë e Veriut. Verifikimi i Faktoje tregon që edhe pse pritja e Albin Kurtit u përdor për politikë të brendshme në RMV, pretendimet e Serbisë për promovim të Shqipërisë së Madhe janë të pavërteta.