Gjirokastra është një nga qarqet me numrin më të ulët të mandateve, me 4 të tilla. Ky numër deputetësh që Gjirokastra çon në Parlament ka mbetur i pandryshuar përgjatë zgjedhjeve nga viti 2013 deri në ditët e sotme. Edhe shpërndarja e mandateve mes partive pjesëmarrëse ka qenë e ekuilibruar, duke ruajtur ekzaktësisht të njëjtat numra, si në vitin 2013 ashtu edhe në vitin 2017. Njëlloj si në qarqet e tjera, edhe këtu ka rënie të numrit të votuesve, respektivisht me 60.210 votues në vitin 2013 dhe 55.337 votues në vitin 2017.