.

.

BallinaPremtimePremtimi “Shëndetësi për të gjithë”

Premtimi “Shëndetësi për të gjithë”

Ofrimi i shërbimit publik shëndetësor për çdo banor të Shqipërisë, një premtim i hershëm i qeverisë në 2013-n, rezulton të jetë i pamundur në shumë fshatra. Ditët e fundit Faktoje vizitoi disa prej tyre për të verifikuar përmbushjen e këtij premtimi, por konstatuam se ndërtesat e ashtuquajtura qendra shëndetësore, nuk ishin të përdorshme as si stalla. Banorët e këtyre fshatrave dhe infermierët që shërbenin pohuan kushtet skandaloze të shërbimit shëndetësor, por refuzonin të identifikoheshin.

Kujdesi shëndetësor ka qenë një ndër premtimet madhore të qeverisë aktuale që prej vitit 2013 kur fitoi mandatin e parë.

“Ne do të ofrojmë një mbulim universal për kujdesin shëndetësor për gjithë shqiptarët rezidentë ku asnjë individ të mos mbetet pa kujdes shëndetësor, sepse nuk disponon mjetet e nevojshme financiare.”-shkruhet në programin e vitit 2013 të qeverisjes së PS.

I njëjti premtim u ripërsërit nga ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj gjatë një konferencë për shtyp në vitin 2014. 

*Ish-ministri Beqaj gjatë konferencës në 2014-n

Qendrat shëndetësore në zonat rurale kanë qenë një problematikë e mbartur në vite për banorët e fshatrave të cilët nuk mund të përfitojnë as shërbimet shëndetësore bazë. Në 23 prill “Faktoje” bëri verifikime në disa zona për të parë nëse është përmbushur premtimi për një mbulim universal për kujdesin shëndetësor për gjithë shqiptarët rezidentë,

Përparimaj është një fshat në komunën Hoçisht në rrethin e Devollit. Aktualisht fshati ka 95 shtëpi dhe 330 banorë të cilët e marrin shërbimin e kujdesit shëndetësor në këtë godinë:

*Godina ku ndodhet qendra shëndetësore 22/04/2021

*Godina ku ndodhet qendra shëndetësore 22/04/2021

Sikurse duket edhe në foto, kati i parë i të ashtuquajturës ndërtesë, shërben pjesërisht edhe si hambar  apo magazinë për mjete bujqësore për banorët që jetojnë aty pranë. Edhe në brendësi qendra shëndetësore e vendosur në katin e dytë, ishte e dëmtuar nga lëkundjet e  tërmetit dhe lagështira.

“Faktoje” bisedoi me punonjës të kësaj qendre të cilët duke dashur të ruajnë edhe anonimimitetin u shprehën:

“Na është premtuar me qindra herë, gjë me sy nuk kemi parë. Kemi frikë të futemi brenda, dyshemeja është kalbur dhe thjesht i është vendosur një plasmas sipër”

*Mjediset brenda qendrës shëndetësore të  fshatit Përparimaj

*Mjediset brenda qendrës shëndetësore të  fshatit Përparimaj

*Mjediset brenda qendrës shëndetësore të  fshatit Përparimaj

Aty ku supozohej të ishte tualeti ishte një derë e mbyllur dhe pa bravë. Infermierja që shërbente në këtë qendër na informoi se tusleti ishte jashtë funksionit prej kohësh duke shtuar edhe rrezikun e përhapjes së infeksioneve në periudhë pandemie.

Fshati tjetër që verifikuam ishte Buzëliqenas, po në rrethin e Devollit. Në këtë fshat banojnë rreth 160 banorë të cilët duhet të zgjedhin mes qendrës shëndetësore të fshatit të tyre ose të shkojnë në fshatin më të afërt.

*Qendra shëndetësore e fshatit Buzëliqenas 23/04/2021

Pamjet brenda asaj që njihej si qendra shëndetësore tregojnë një gjendje skandaloze.

*Qendra shëndetësore e fshatit Buzëliqenas 23/04/2021

*Qendra shëndetësore e fshatit Buzëliqenas 23/04/2021

*Qendra shëndetësore e fshatit Buzëliqenas 23/04/2021

*Qendra shëndetësore e fshatit Buzëliqenas 23/04/2021

Edhe pse godina ishte në rrezik shembjeje, në një nga faqete murit qëndronin të afishuara oraret e  punës.

*Qendra shëndetësore e fshatit Buzëliqenas 23/04/2021

Dyshemeja ishte jashtë funksionit dhe e rrezikshme për këdo që hynte.

Fshati tjetër në rrethin e Devollit ku bëmë verifikimin ishte Çeta. Qendra shëndetësore e fshatit po rindërtohej.

*Qendra shëndetësore që po rindërtohej në fshatin Çetë 23/04/2021

*Qendra shëndetësore që po rindërtohej në fshatin Çetë 23/04/2021

Pasi folëm me banorët mësuam se fshati Çetë nuk kishte aktualisht një qendër shëndetësore. Infermierja e caktuar për këtë fshat shkonte në shtëpitë e banorëve që kishin nevojë ëpr shërbim shëndetësor.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img