Në vitin elektoral 2017, PS premtoi se në mandatin e dytë qeverisës do niste zbatimin e planit kombëtar 10 vjeçar për qendrat komunitare shumëfunksionale. 4 vjet pas këtij premtimi, Faktoje bëri një verifikim të qendrave në 8 bashki, që rezultojnë të ofrojnë shërbim vetëm për fëmijë me aftësi ndryshe dhe jo një spektër të gjerë shërbimesh siç parashikohet për këtë profil. Edhe mbijetesa e qendrave me aq sa ofrojnë, bëhet në sajë të fondeve të huaja ndërsa qeveria ka vetëm rol monitorues.
Gjatë fushatës elektorale për mandatin e dytë qeverisës, Partia Socialiste në platformën e prezantuar përfshiu si premtim, ngritjen e qendrave komunitare në të gjithë vendin për kujdesin e shëndetit mendor ndaj të rinjve.
“Në vitin 2018 do të fillojë zbatimi i një programi 10-vjeçar për funksionimin e qendrave komunitare në të gjithë vendin për të koordinuar dhe ofruar shërbime në shëndetin mendor, kujdesin paliativ, shërbimet ndaj të rinjve, kontrollin e substancave abuzuese.” (Programi i 2017-2021)
Nga një kontroll në faqen zyrtare të Partisë Socialiste për sa i përket reformës në Shëndetësi, nuk gjendet asnjë informacion i cili ka të bëjë me ngritjen e qendrave të reja komunitare të kujdesit të shëndetit mendor në Shqipëri.
*Pjesë nga publikimi i reformës në Shëndetësi nga Partia Socialiste
Faktoje dërgoi një kërkesë për informacion Ministrisë së Shëndetësisë në të cilën kërkoi se sa është numri i qendrave komunitare si dhe atyre për fëmijët me aftësi të kufizuara për çdo bashki dhe detaje lidhur me kohën kur janë hapur dhe llojin e shërbimeve që ofrojnë.
*Kërkesa drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë
Në përgjigjen që Faktoje thuhet se nga viti 2014 deri në vitin 2020 janë ngritur 8 Qendra Komunitare për Fëmijët/Personat me Aftësi të Kufizuara.
Sa I përket programit 10 vjeçar të premtuar në 2017-n, mësuam se pjesë e këtij programi ishte edhe ngritja e qendrave të reja komunitare të shëndetit mendor në disa qytete.
Pjesë nga program 10 vjeçar
Pas kësaj përgjigjeje Faktoje shkoi në terren për të verifikuar se si funksiononin qendrat komunitare të listuara sipas 8 bashkive dhe ngritja e të tjerave në Elbasan, Korçë, Shkodët dhe Tiranë.
Qendra PAK, Shijak
Pasi e njohëm me informacionin nga Ministria e Shëndetësisë K. H, përgjegjëse për komunikimin me mediat në qendrën e Shijakut, na informoi se emërtimi i vendosur nga Ministria ishte i gabuar. Ky institucion nuk shërbente si qendër multifunksionale, por vetëm për fëmijët me sindromën Doën dhe Autizëm.
Po ashtu mësuam se qendra ishte financuar nga UNDP dhe në asnjë moment nuk kishte marrë financim apo mbështetje nga Ministria e Shëndetësisë. Kjo e fundit shërbente vetëm si institucion kontrollues.
Qendra Pak, Shijak 11 maj 2021
Qendra Pak, Shijak 11 maj 2021
Qendra PAK Kavajë
Qendra PAK në qytetin e Kavajës është ngritur me mbështetjen e ambasadës Zviceriane në vitin 2015. Sipas Drejtoreshës së qendrës, ky institucion është financuar pas vitit të parë nga UNDP dhe fondet kalojnë tashmë përmes bashkisë së Kavajës. Janë 10 fëmijë me sindromn Down dhe Autizm të cilët marrin shërbim të përditshëm ndërsa shtatë të tjerë i nënshtrohen terapisë intesive. Po ashtu kjo qendër nuk është financuar apo mbështetur financiarisht nga Ministria e Shëndetësisë .
Qendra PAK, Kavajë 11 maj 2021
Qendra Pak, Dibër
Kur shkuam në Dibër për të verifikuar qendrën e radhës mësuam se ajo ishte e mbyllur. Shumë nga banorët e zonës na informuan se qendra përgjithësisht nuk funksiononte edhe pse ishte e pajisur me të gjitha kushtet.
Qendra PAK, Dibër 12 maj 2021
Qendra PAK, Dibër 12 maj 2021
Qendra PAK, Burrel
Qendra PAK, Burrel
Qendra për fëmijët me aftësi ndryshe, e njohur si “Qendra OAZ” është themeluar qysh në vitin 1994 dhe jep shërbime për fëmijët me Sindromn Down dhe Autizm n shtëpi. Në vitin 2010 qendra mori me qira mjediset e ish teatrit të qytetit për ta kthyer në qendër të mirëfilltë. Sipas drejtuesve, ky institucion iu themelua me fonde të ambasadës Zviceriane dhe më vonë u mbështet me fonde të asaj Hollandeze.
Mjediset brenda qendrës “OAZ” 12 maj 2021
Mjediset brenda qendrës “OAZ” 12 maj 2021
Saimiri, drejtori i qendrës na informoi se në asnjë moment nuk ka pasur mbështetje nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, edhe kur këtë e ka kërkuar personalisht.
“Asnjëherë, zero, asnjë mbështetje. Edhe njëherë kur i kam kërkuar ndihmë ish-Ministrit Veliaj për të siguruar bebelina për fëmijët të cilët janë më të rritur dhe kanë nevojë për to, na ka thënë jemi minus me buxhetin. Nuk kam frikë dhe e them, zero mbështetje. Vitet e fundit kemi marrë fonde nga UNDP të cilat kanë përdorur bashkinë si ndërmjetës dhe për këtë jemi të kënaqur”- përfundoi ai.
Për të nxitur krijimtarinë e fëmijëve që trajtohen nga qendra, sipas Saimirit janë krijuar klasa të veçanta ku ata bëjnë punëdore të ndryshme të cilat më pas shiten në Zvicër dhe fitimet përdoren përsëri për fëmijët.
Mjediset brenda qendrës “OAZ” 12 maj 2021
Qendra PAK, Mallakastër
Kjo qendër edhe pse listohet nga Ministria e Shëndetësisë si qendër multifunksionale nuk ekziston. “Faktoje” u interesua pranë bashkisë Mallakasër dhe qendrës shëndetësore të Ballshit për të mësuar se ku ndodhej ajo, por askush nuk kishte dëgjuar për një qendër të tillë.
Qendra shëndetësore Ballsh 25 maj 2021
Bashkia Mallakastër 25 maj 2021
Qendra PAK, Ura Vajgurore
Edhe pse qendra ekziston si ndërtesë “Faktoje” e pati të pamundur të komunikojë me ndonjë përfaqësues të saj. Askush nuk doli për të komunikuar edhe pse shkuam për dy ditë rresht, në 21 maj dhe 25 maj. Sipas tabelës në hyrje të objektit, qendra është krijuar në vitin 2019 me financues UNDP, sikurse edhe qendrat e tjera të verifikuara prej nesh.
Qendra PAK , Ura Vajgurore 21 dhe 25 maj 2021
Qendra PAK , Ura Vajgurore 21 dhe 25 maj 2021
Qendra PAK, Përmet
“Faktoje” shkoi për të verifikuar edhe qendrën PAK në Përmet ku na shoqëroi psikologia Noela Murataj. Sipas Muratajt, qendra është krijuar në vitin 2019 dhe trajton 12 fëmijë me sidromën Down dhe Autizëm. Në vitin 2020, kjo qendër funksionoi vetëm për një muaj për shkak të pandemisë, por pas një viti iu rikthye punës.
Qendra PAK, Përmet 26 maj 2021
Qendra PAK, Përmet 26 maj 2021
Sipas psikologes, qendra është financuar nga UNDP dhe fondet kalonin përmes bashkisë. Roli i vetëm që Ministria e Shëndetësisë luan ështe ai i monitoruesit.
Mjediset e qendrës PAK, Përmet
Mjediset e qendrës PAK, Përmet
Çfarë është bërë me ngritjen e gjashtë qendrave komunitare në Vlorë, Tiranë, Korçë, Elbasan, Shkodër?
Faktoje i dërgoi kërkesë për informacion secilës bashki, nga të cilat bashkia e Tiranës na informoi se:
Përgjigjja e Bashkisë Tiranë
Bashkia Tiranë dërgoi një dokument me emrat e institucioneve përkatëse në varësi të saj. Nga lista me shtatë të tilla vetëm një prej këtyre qendrave është ngritur në vitin 2018, ndërsa pjesa tjetër i përket viteve 2011 dhe 2012.
Lista e qendrave komunitare në Tiranë që prej vitit 2011
“Faktoje” vazhdoi kërkimet nëse janë ngritur qendrat komunitare të Elbasanit, Vlorës, Shkodrës dhe Korçës. Në Vlorë, qendra e cila merret me personat PAK është ngritur dhe financuar nga “Save the Children Albania”.
Faqja zyrtare e Bashkisë Vlorë 19 mars 2021
I njëjti informacion na u konfirmua edhe nga vet bashkia Vlorë përmes një emaili zyrtar.
Elbasan
Bashkia Elbasan na informon se ekziston një qendër e ngritur nga MInistria e Shëndetësisë e cila funksionon plotësisht me fondet e këtij institucioni por kjo ndryshe nga çfarë është premtuar nuk është një qendër multifunksionale (e cila përfshin jo vetëm personat me aftësi të kufizuara por edhe ata me varësi nga drograt e ndryshme) por është një qendër për personat me Autizëm.
Korçë
“Faktoje” pyeti burime nga bashkia të cilat na informuan se ekziston një qendër rezidenciale Qendra Rezidenciale e Zhvillimit-Korce e cila operon me fonde të bashkisë. Qendra në fjalë trajton aktualisht 36 persona me aftësi ndryshe përfshirë këtu ata të cilët janë të diagnostikiuar me sindromën Down dhe Autizëm.