.

.

BallinaPertejPasojat e izolimit në shëndetin mendor, njerëzit të mos neglizhojnë simptomat

Pasojat e izolimit në shëndetin mendor, njerëzit të mos neglizhojnë simptomat

Sëmundjet e shëndetit mendor po njohin përhapje më të madhe në popullatë së fundi edhe si
pasojë e probleme të shumta psikosociale. Një anketë e përbashkët e INSTAT dhe ISHP-së më 2018
gjeti se 60-70 % e grave dhe 57% e burrave të anketuar në Shqipëri pohuan se kanë kaluar një
përvojë depresioni. Ndërkohë pandemia dhe të gjitha pasojat që ajo sjell, siç pranon edhe OBSH, po
rrisin mundësinë e ekspozimit të individëve ndaj problemeve me shëndetin mendor.
…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….
Shifrat shqetësuesë që pasqyron raporti i 2018-s na ndihmuan të bëjmë një panoramë krahasuese me
situatën e shfaqur muajt e fundit, për shkak të pandemisë nga koronavirusi dhe izolimit të
personave. Sipas ekspertëve për të gjithë, por në veçanti për individët me histori të mëparshme me
probleme të shëndetit mendor, periudha e izolimit i bën shumë herë më të predispozuar të shfaqin
përkeqësim të gjendjes së tyre.
Gjatë një vëzhgimi që “Faktoje” bëri në terren në rrugët e kryeqytetit vumë re prani të personave me
probleme të shëndetit mendor. Duket se ata kanë rifilluar “aktivitet” nisur që nga shëtitjet e
pashoqëruara me persona kujdestar apo familjarë si edhe lypjen në disa raste të tjera.

 

Sipas Ligjit Nr.44 për Shëndetin Mendor, ofrimi i kujdesit shëndetësor për personat me çrregullime
të shëndetit mendor duhet bërë në një mjedis sa më pak shtrëngues, kryesisht në nivel komunitar,
për të shmangur në maksimum zhvendosjet nga mjedisi familjar e për të lehtësuar integrimin dhe
rehabilitimin social. Në një situatë të tillë ekstreme këta persona ndodhen në vijën e parë të rrezikut
të infektimit duke qenë kështu një kërcënim jo vetëm për veten, por për të gjithë komunitetin.
Mungesa e kushteve të trajtimit të këtyre personave e ka nxjerrë edhe më shumë në dukje këtë
problematikë.

Një raporti i Avokatit të Popullit gjatë një inspektimi në Spitalin Universitar Psikiatrik “Xhavit Gjata”
pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, më datën 05.04.2019 evidentoi problematika
si: mangësi në lidhje me nevojën për mbështetje me investime, kushte me të mira materiale dhe një
shërbim cilësor, nevojë për një numër në rritje të stafeve mjekësore dhe mbështetëse, adresimin e
psikiatrisë ligjore ambulatore apo trajtimin dhe monitorimin e kushteve për personat me çrregullime
mendore që kanë kryer vepër penale (personat që vuajnë dënimin me burg apo që janë me masa

mjekësore, mjekim i detyruar). Të tjera mangësi, si psh roli i mjekut të familjes në identifikimin,
referimin apo ndjekjen e pacientëve që shfaqin sëmundje të shëndetit mendor, krijimi dhe garantimi
i trajtimit të urgjencave mjekësore pranë familjeve, procedurat e ndalimit dhe transportit të
urgjencave psikiatrike, etj. “Faktoje” ka publikuar më herët artikuj mbi këtë problematikë edhe më
parë , por vendosi t’i rikthehet për të vëzhguar si ka ndryshuar kjo situatë, nën masat shtrënguese që shoqërojnë pandeminë.

Sipas psikiatres Arjana Rreli, prishja e rutinës së përditshme ndikon te secili te ne, por nëse gjen
subjekte të cilët janë më të brishtë emocionalisht apo kanë kaluar situata të tjera traumatike apo i
kanë përjetuar ato me çrregullime të ndryshme të shëndetit, mendor sigurisht që situata mund të
përkeqësohet.

Ajo shton se familjarët të cilët shikojnë ndryshimin më të vogël në raportet e këtyre individëve me
ambientin apo çfarë normalisht personaliteti i tyre i parë nga familjarët pranon ekuilibrat, duhet
patjetër të kërkojnë ndihmën e personelit të shëndetit mendor. Ndihma konsiston në një terapi
psikologjike që do të ndihmojë në shkrirjen e efektit të traumës te këta individë, por mbase kërkohet
edhe ndërhyrja edhe medikamentoze dhe kjo gjë vendoset edhe nga mjeku i familjes, por shumë
herë më mirë nga specialisti që i referohet nga mjeku i familjes.
Sigurisht që normalizimi i gjendjes edhe në njëperiudhë të shpejtë apo të vonë nuk do të jetë e njëjtë
për këta individë.

“Për personat që kanë pasur problematika të shëndetit mendor sigurisht që rikthimi në normalitet
do të jetë më i vështirë krahasimisht me personat e tjerë që nuk kanë pasur episode të mëparshme
të çrregullimeve mendore. Të tillë persona e dinë shumë mirë se ku është kufiri i tyre për të kërkuar
ndihmë sa më shpejt.”-thotë Rreli.
Situata e krijuar nga COVID-19 dhe marrja e masave si izolimi për një kohë të gjatë ka bërë që edhe
shumë qytetarë të tjerë të cilët nuk kanë pasur historik të problemeve të tilla të preken në aspektin
e shënetit mendor dhe të kërkojnë zgjidhje te medikamentet qetësuese të cilat mund të merren
edhe pa recetë.
Në një vëzhgim që “Faktoje” bëri në 11 farmaci të kryeqytetit na u tha se me fillimin e muajit prill
qytetarët kishin rritur kërkesën për medikamente qetësuese me bazë bimore ose medikamentoze.
Kjo sipas tyre vinte për shkak të problemeve me çrregullimin e rutinës ditore e cila ndikonte edhe në
orarin e gjumit.

Disa prej këtyre medikamenteve ishin: Magnesium 400, Lorozepam apo Relaxia e cila ishte me bazë
bimën e valerianës.

Sipas farmacistëve, kërkesa është rritur edhe për çajra bimorë qetësues si Kamomil apo melisa.
Izolimin, si një nga faktorëti i cili ndikon në gjendjen e shëndetit mendor e thekson edhe psikologia
Arjana Rreli e cila shpjegon se kushti që është vënë aktualisht për distancimin social duke minimizuar
raportet e ndërveprimit qoftë fizik apo edhe emocional, ka bërë që ky të jetë një nga faktorët që
ndikon në shëndetin tonë mendor.

“Sigurisht qëndrimi mbyllur në shtëpi na kufizon të gjithve për të bërë aktivitetet si në rutinën e
mëparshme dhe na ka bërë të krijojmë mënyra të tjera që të përshtatemi me këtë situatë të re, por
përshtatja në persona të ndryshëm është e ndryshme gjë që bën reagime nga më të ndryshmet që
fillojnë nga një stres akut deri te çrregullime të humorit apo mendimit.”-shpjegon Rreli.

Psikiatrja tërheq vëmendjen për më shumë kujdes për sa i përket gjithçkaje që individi evidenton te
shëndeti i tij mendor, duke filluar nga ato më minimalet sikurse janë reagimet emocionale të
tepruara, çrregullimet e gjumit, ndryshimi i oreksit, prishja e raporteve ndërpersonale apo edhe
ndryshimet madhore të humorit dhe mendimit. Rreli këshillon që këto simptoma individët t’i
referojnë sa më parë dhe të marrin ndihmën e duhur.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img