Brenda një laboratori të thjeshtë, me vetëm dy frigoriferë dhe pa asnjë kompjuter, ato rrisin me durim mijëra larva. Kur këto shndërrohen në insekte të rritura, çiftohen dhe lëshohen në pyll për të ndjekur instinktin: të shkatërrojnë larvat e insektit që dëmton pemën.
Gratë ndajnë punën me përpikmëri: njëra numëron femrat, tjetra meshkujt, të tretat kujdesen për çiftimin. Pas dymbëdhjetë orësh, insektet fluturojnë drejt galave të infektuara në trungjet e gështenjave.
“Janë me qindra familje që ushqehen nga gështenja,” thotë Mirjeta. “Falë saj, unë, vëllezërit dhe motra ime mbaruam shkollat; siguruam konviktin, jetesën… Tani është radha jonë ta mbrojmë.”
Kjo nuk është thjesht një histori mjedisi. Është dëshmi e një rezistencë që nuk bën zhurmë, por mbjell shpresë.
“Nuk kena rrugë tjetër,” – buzëqesh Mirjeta. “Natyra po na mban peng. Po ne s’po dorëzohemi.”