“Faktoje.al”, organizata e parë fact-checking në Shqipëri nisi aktivitetin në vitin 2018. Themelimi i “Faktoje” u bë i mundur përmes fondit të granteve të USAID-it dhe nën kujdesin e Aleancës Gjinore për Zhvillim (GADC), me mbështetje nga Qendra Kombëtare e Studimeve Sociale (NCSS).
Misioni i “Faktoje” është të kontrollojë vërtetësinë e premtimeve, deklaratave dhe veprimeve të zyrtarëve publikë (dhe subjekteve që përfitojnë nga fondet publike) dhe më pas t’i thotë publikut të vërtetën
Prej korrikut 2019, “Faktoje” është regjistruar në gjykatë dhe funksionon si organizatë jo qeveritare fact-checking (verifikimin e fakteve.) (Kliko këtu për statutin)
Prej vitit 2021 Faktoje organizon Konkursin Kombëtar “Fatos Baxhaku” për të promovuar dhe forcuar zhvillimin e gazetarisë fact-checking.