.

.

BallinaPertejLibrat falas, pse nisma e qeverisë mund të jetë jo produktive

Librat falas, pse nisma e qeverisë mund të jetë jo produktive

ANXHELA RUÇI

Më 12 qershor 2019 u mbyll zyrtarisht procesi mësimor për nxënësit e shkollave fillore, 9-vjeçare dhe gjimnazet. Prindërit e fëmijëve nga klasa e parë në klasën e katërt, të hënën e kësaj jave duhet të dorëzonin në shkollat respektive librat që përfituan falas shtatorin e vitit te kaluar.

Një ndër kushtet e ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, në çeljen e vitit shkollor 2018-2019 ishte që në fund të tij, librat duhet të dorëzoheshin të pastruar nga shënimet për t’iu rishpëndarë brezit pasardhës, në të kundërt prindërit do të paguanin për to.

Ministria së bashku me qeverinë ndërmorën këtë nismë me qëllim lehtësimin e barrës financiare për 190 mijë nxënës të arsimit fillor. Fondi i caktuar nga qeveria në buxhetin e vitit 2018 për programin e arsimit bazë për librat falas, ishte 270 milionë lekë. Këto libra parashikohej të përdoreshin për tre breza nxënësish.

Problemet që prindërit dhe nxënësit hasën me këtë nismë

Ditët e fundit të vitit shkollor 2018-2019, prindërit dhe fëmijët nisën fshirjen e librave nga shënimet që kanë bërë gjatë vitit. Disa prindër, pyetur nga “Faktoje” treguan se në disa raste dështuan të fshijnë shënimet e bëra në tekste.

Gjuha shqipe 2/ Gjurmët e mbetura edhe pas fshirjes së librit

Maria 6 vjeç, në shtator nis klasën e parë me librat e brezit paraardhës. Babai i saj, Erjoni thotë i shqetësuar për “Faktoje” se gjurmët e mbetura në libër do ta shpërqëndrojnë vajzën, madje mund ta dembelosin atë, pasi shumë ushtrime janë të gatshme nga përdoruesi i mëparshëm i tekstit.

Një pjesë e ushtrimeve janë plotësuar me lapsa më ngjyrë, sipas kërkesës në libër, duke e bërë fshirjen e tyre nje mision të pamundur për prindërit.

Gjuha shqipe 2/Kërkesa detyron nxënësit të përdorin ngjyrat për plotësimin e ushtrimit

Elisa, prindi i një fëmije që mbaroi klasën e dytë tha për “Faktoje” do preferonte t’i kishte blerë librat, pasi tani që nuk arriti t’i pastrojë shënimet, do t’i duhet të paguajë.

Mbetet për t’u parë nëse fushata e Ministrisë së Arsimit për lehtësimin e barrës financiare për prindërit e 190 fëmijëve ishte produktive. Ndërsa pritet të verifikohet zyrtrisht sa libra janë të ripërdorshëm nga nxënësit, shumë prindër janë në dilemë, do ishte më mirë t’i blinin të rinj?!

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img