.

.

BallinaFaktometerPa kategoriKukës e Vlorë, pandemia dhe mungesa e ujit në shkolla

Kukës e Vlorë, pandemia dhe mungesa e ujit në shkolla

Viti shkollor, 2020-2021 nisi, mes padurimit për t’iu rikthyer mësimit që u ndërpre që nga muaji mars dhe frikës për përhapjen e virusit Covid-19 në komunitetin e nxënësve dhe stafit të mësuesve. Apeli i ministrisë së Arsimit dhe asaj të shëndetësië drejtuar nxënësve për ‘larjen e shpeshtë të duarve’, na nxiti të verifikojmë kushtet  higjienike në tualetet e disa shkollave, në Kukës dhe Vlorë. Në shkollat e verifikuara mungon furnizimi me ujë të rrjedhshëm, pastrimi bëhej me ujë të mbledhur nëpër fuçi, ndërsa për të larë duart në këto mjedise, nuk mund të imagjinohet.

 

Protokolli i masave të parandalimit të përhapjes së coronavirusit të ri, por edhe shumë nga njoftimet publike të Ministres së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit, apeluan nxënësit të respektojnë rregullat e detyrimet që sjell kjo situatë. Vetëm dy ditë përpara fillimit të vitit të ri shkollor, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një videoje sensibilizuese ftonte nxënësit të zbatonin masat e  protokollit, ndër të cilat larjen e shpeshtë të duarve.

Po ashtu  edhe Ministrja e Arsimit Besa Shahini bëri një postim në rrjetin Social Facebook në datën 10 shtator, ku rikujtonte nxënësit për të njëjtin veprim.

Por a janë shkollat të pajisura me furnizim të plotë me ujë të rrjedhshëm?

“Faktoje” i dërgoi një kërkesë për informacion Ministrisë së Arsimit, ku e pyeste nëse të gjitha institucionet arsimore që nga ato  parashkollore deri te ato universitare, furnizohen me ujë 24 orë.

Në përgjigjen që morëm, Ministria e Arsimit na informon se furnizimi me ujë është përgjegjësi e bashkive.

Pas kësaj përgjigjeje, Faktoje dërgoi kërkesa për informacion në disa bashki, ku pyetëm për numrin e shkollave, furnizimin me ujë të tyre dhe numrin e nxënësve që mësojnë në këto shkolla.  Nga Bashkia e Kuksit morëm këtë përgjigje:

Bashkia e Vlorës refuzoi të kthejë përgjigje për të njëjtat pyetje.“Faktoje” shkoi në terren, dy ditë përpara nisjes së vitit të ri shkollor,  për t’u njohur me situatën.

Në qytetin e  Kukësit shkuam në qytet, shkollat 9-vjeçare “Bajram Curri” dhe “Lidhja e Prizrenit”. Kushtet në WC-të e këtyre shkollave lënë pak vend për koment.

Shkolla “Bajram Curri”

Në të djathtë të hyrjes së shkollës gjendeshin shkallët që të çojnë drejt një depozite të brendëshme e cila ishte e mbushur me mbeturina dhe ujra të zeza.

Tualetet e nxënësve furnizoheshin me ujë vetëm një ose dy herë në ditë, ndërsa për larjen e  tyre përdoreshin bidona ose fuçi.

E njëjta situatë ishte edhe në shkollën “Lidhja e Prizrenit”

 

 

“Faktoje” komunikoi me një prej Specialisteve të Shëndetit Publik në Kukës, Denisa Duraku, e cila na informoi se grupmosha më e prekur nga COVID-19 në këtë qytet rezulton të jetë 15-44 vjeç, ndërsa janë konfirmuar 102 raste që nga fillimi i pandemisë.

Sipas Durakut, janë ngritur grupe pune për ndjekjen e situatës dhe zbatimin e të gjithë  protokolleve të sigurisë.

“Përsa i perket problematikës së ujit të pijshëm, janë marrë masat nga UKK dhe furnizimi i institucioneve arsimore në të gjithë Bashkinë e Kukësit do jetë i vazhdueshëm.”-përfundon Duraku.

Pas qytetit të Kuksit bëmë një vëzhgim në tri shkolla 9-vjeçare të Vlorës, “Shkolla e Muzikës”, shkolla “Teli Ndini” dhe ajo  “Muço Delo”. Nga këto tre objekte, vetëm shkolla e muzikës furnizohej me ujë të rrjedhshëm. Në dy shkollat e tjera uji që përdoret gjatë ditës për pastrimin, grumbullohet në kova dhe fuçi.

WC në shkollën “Muço Delo”

 

WC në shkollës “Teli Ndini”

Në datën 11 shtator 2020 në një intervistë televizive, Eugena Tomini  Ekspertja e ISHP tha se protokolli i sigurisë ka disa elemente që janë tepër strikte.

“Të gjithë elementet e protokollit nga ana shëndetësore duhet të jenë të zbatueshëm, në rast të kundërt Inspektoriati Shëndetësor Shëndetësor ka një plan rigoroz në monitorimin, jo vetëm të kushteve higjeno-sanitare për rifillim të shkollës, por ka edhe një plan veprimi për zbatimin e  masave anti-Covid dhe në bazë të check-listës dhe të gjithë elementeve të protokollit shëndetësor, Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror ka të drejtë të mbyllw shkollën, në rast se këto elemente nuk do të zbatohen” -përfundoi Tomini.

 

Nga informacionet që “Faktoje” disponon asnjëra prej shkollave në të cilat  janë bërë vëzhgimet dhe është parë që mungojnë edhe kushtet më minimale të higjienës, nuk është mbyllur, madje sot kanë pritur nxënësit, me kushtet që kanë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img