.

.

BallinaFaktometerE PavërtetëKryeministri Edi Rama bie sërish në “kurthin” e dezinformimit?!

Kryeministri Edi Rama bie sërish në “kurthin” e dezinformimit?!

Fotoja që kryeministri Edi Rama, ka përdorur në një postim në Twitter për të treguar se  rradhët e gjata nuk janë vetëm në Kakavije, por edhe në Bullgari është bërë 4 vite më parë, dhe  hyn në pamjet që quhen “stok”. Faktoje ka analizuar foton e këtij postimi  i cili është përdorur dhe më 21 shkurt të vitit 2016, nga  gazeta greke “Ekathimerini”. Por, jo vetëm kaq. Artikulli që kryeministri ka vendosur si reference, në postim i përket datës 17 qershor 2020, dhe tregon se radhet e gjata në kufirin me Bullgarinë janë krijuar pasi Greqia  hoqi masat kufizuese dhe në fakt nuk është artikull i gazetës greke “Ekathimerini”, por i agjencisë së lajmeve “Reuters”.


Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter të hënën, duke replikuar me presidentin Meta, hoqi paralele mes situatës së krijuar në Kakavijë me situatën e krijuar në doganën e Kulatas në Greqi.

 Postimi në Twitter i kryeministrit Edi Rama

Siç shihet edhe nga foto bashkëngjitur postimit të kryeministrit Rama, kamionë të shumtë qëndrojnë në radhë njëri-pas-tjetrit në doganën e Kulatës në Greqi.

Në fakt pamjet nuk janë aktuale dhe foto është “stok”!

Faktoje, përmes metodës së thjeshtë të verifikimit të fotove, siç është “Search Google by image”,  pa se fotoja e vendosur në postimin e kryeministrit Rama është përdorur edhe në një artikull të postuar nga gazeta greke “Ekathimerini”, në vitin 2016, në një kontekst krejtësisht tjetër nga situata e krijuar si pasojë e Covid-19”.

Artikull i gazetës greke “Ekathimerini”, 21 shkurt 2016

Artikulli gjithashtu është dy muajve më parë!

Përmes një kërkimi të thjeshtë në Google, vërejmë se artikulli të cilit i referohet kryeministri Edi Rama, është publikuar më 17 gusht 2020 nga gazeta greke “Ekathimerini”, por në fakt, artikulli origjinal, siç edhe vetë media e raporton, i përket dy muajve më parë.

Artikulli i Ekathimerini, 17 qershor 2020

Ekathimerini nuk është burimi i informacionit që e ka raportuar!

Në fakt artikulli është i raportuar nga agjencia e lajmeve “Reuters“, më 17 qershor 2020, në një kontekst krejtësisht ndryshe.

Agjencia e lajmeve “Reuters”, në artikullin e publikuar shkruan: Qindra kamionë dhe makina nga Bullgaria, Rumania dhe Serbia pritën në radhë të gjata në kufirin me Greqinë, të mërkurën, pasi Athina lehtësoi masat kufizuese ndaj koronavirusit me qëllim që të shpëtojë sezonin turistik veror.

Pra, si fillim, makinat dhe kamionët nuk ishin vetëm nga Bullgaria por edhe nga Rumania dhe Serbia e së dyti, pala greke kishte lehtësuar masat ndaj koronavirusit e jo t’i shtonte siç ndodhi në rastin e Kakavijës.

“Reuters” gjithë raportimin e mbështet në dëshmi të personave të ndodhur në vendin e ngjarjes dhe jo burime zyrtare të informacionit.

Pra, postimi i kryeministrit Rama nuk përmban pamje reale, nuk është koherent dhe është jashtë kontekstit. Heqja e paraleleve mes situatës me shtetasit shqiptarë të bllokuar për katër ditë në Kakavijë me radhët e kamionëve në kufirin Greqi-Bullgari, duket në kufijtë e të pamundurës.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img