.

.

Jashtë Kazanit

"Jashtë Kazanit" është një cikël i ri podcastesh nga Faktoje.al që shqyrton sfidat dhe shqetësimet lidhur me lirinë e shprehjes në Shqipëri. Në këto seri, do të diskutojmë për intimidimin e gazetarëve, mungesën e transparencës së financimeve, si dhe ndikimin e ndërthurjes së interesave të politikës me biznesin, çka ka sjellë pasiguri dhe kërcënime për pavarësinë dhe pluralizmin e mediave.

Po ashtu, do të flasim për ndikimin e mediave të kontrolluara dhe të blera në informimin publik, si dhe për nevojën urgjente për një sistem mediatik të pavarur dhe të drejtë. Do të ndalemi tek censura dhe autocensura- kasetat e gatshme dhe përdorimi i mediave sociale si kanale komunikimi.

Bashkohuni me ne dhe qëndroni "Jashtë kazanit" për të dëgjuar diskutime dhe analiza të thella mbi aktualitetin e medias në Shqipëri! Na ndiqni për të kuptuar se si zërat e profesionistëve të medias mund të lulëzojnë, duke kontribuar në një shoqëri më të hapur dhe më demokratike.

Ky material është përgatitur në kuadër të projektit “Strengthening Media Freedom, Professionalism and Journalists’ Safety in Albania” dhe zbatohet nga BIRN Albania në partneritet me SCiDEV dhe Qendra Faktoje, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

Dëgjo Tani

Podcast-i i fundit

‘Fushata elektorale me materiale të gatshme’

Në këtë episod të dytë të podcastit ‘Jashtë kazanit’ do të flasim për materialet e gatshme që përcjellin mediat gjatë fushatave elektorale. Analizojmë se...

‘Censura dhe autocensura në median shqiptare’

Në këtë episod të parë të podcastit ‘Jashtë kazanit’ do të flasim për censurën dhe autocensurën në median shqiptare. Analizojmë se si siguria e kufizuar...

Abonohu në përditësimet me email të Faktoje

Abonohuni në buletinin tonë për t'u përditësuar me të gjitha lajmet më të fundit dhe njoftimet speciale.