Në këtë episod të dytë të podcastit ‘Jashtë kazanit’ do të flasim për materialet e gatshme që përcjellin mediat gjatë fushatave elektorale. Analizojmë se si kanë ndryshuar mënyra e informimit të publikut në periudha zgjedhore.
Dikur kasetat e gatshme, sot në fokus të politikës janë rrjetet sociale. Pse nuk lejohen gazetarët në takimet elektorale? Çfarë ndodh kur fiket kamera?
Këto dhe të tjera përgjigje i gjeni në bisedën e gazetares Klodiana Kapo me Erion Tase nga Akademia e Studimeve Politike dhe Esiona Konomi, gazetare e çështjeve politike.
Na ndiqni!
Ky material është përgatitur në kuadër të projektit “Strengthening Media Freedom, Professionalism and Journalists’ Safety in Albania” dhe zbatohet nga BIRN Albania në partneritet me SCiDEV dhe Qendra Faktoje, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.